Bojkoti i Kuvendit, Noka-Bumçi: Bëhet për interesat e Ramës
Deputetët e PD-së Aldo Bumçi dhe Flamur Noka kanë sulmuar sot kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Në një konferencë për shtyp deputeti demokrat Flamur Noka i ka bërë thirrje kreut socialist të mos përdorë deputetët e qarkut të Kukësit për interesat e tij personale duke theksuar se ata po përdoren nga një person që është i sëmurë psiqik. Duke mbështetur edhe akuzat e kryeministrit Berisha ndaj Ramës Noka ka theksuar se kreu socialist ka dhunuar bashkëshorten e tij duke theksuar se asnjë person nuk bën veprime të tilla. Gjithashtu i ka bërë thirrje opozitës të futet në Kuvend.
Ndërkohë edhe deputeti demokrat Aldo Bumçi ka deklaruar se bojkoti i opozitës është në interes të klanit të tokave. Bumçi duke i bërë thirrje Ramës të çlirohet nga kapja e mafies ka theksuar se ai duhet respektoj PE-në duke i dhënë fund bojkotit.