PS: Gratë dhunohen nga burracakë që flasin si Berisha
TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas konferencës për shtyp të kryeministrit Sali Berisha, i cili jo vetëm nuk është zmbrapsur në akuzat ndaj Ramës, por është mbrojtur duke pranuar se ato i ka thënë në mbrojtje të moralit.
Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka thënë se gratë dhe vajzat janë dhunuar dhe dhunohen nga burracakët njësoj se Sali Berisha.
"Sali Berisha të hapë kutitë dhe t'i lërë përpjekjet e kota për ti ikur ballafaqimit me të vërtetën duke ngritur akuza të përbindshme që na turpërojnë të gjithëve për njeriun që kemi kryeministër. Gratë dhe vajzat janë dhunuar e vazhdojnë të dhunohen nga burracakë që mendojnë e flasin për to njësoj si Sali Berisha. Ne i themi hap kutitë" deklaroi sot deputetja socialiste Ermonela Fela.