Rama me veteranët, shoqëruar nga e ëma. Aneta: Respektoj kujtimin e vëllait dëshmor
TIRANË- Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, lideri socialist Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni në kujtim të Ditës së Çlirimit. Në këtë ceremoni, Rama ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij, Aneta. Ajo pas interesimit të medias, nëse ka një reagim për akuzat e bëra nga Berisha, jo vetëm për Ramën, por për gjithë familjen e tij nuk ka pranuar të bëjë komente.
Aneta Rama ka thënë se për të sot ka rëndësi vetëm dita e Çlirimit të vendit dhe se është këtu vetëm për të nderuar të rënët, ata që sollën lirinë.
"Unë sot kam ardhur të nderoj dhe respektoj kujtimin e vëllait tim që e kam dëshmor. Me këtë rast uroj gjithë familjet e dëshmorëve, mbarësi dhe ta kujtojnë këtë ditë të shenjtë!- ka thënë ajo.