E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa për eshtrat e Ismail Qemalit,G99 kërkon dorëheqjen e Xhaferrit

G99 në ditën e çlirimit të vendit ka rikthyer edhe një herë në vemendje deklaratën e Ministrit të Kulturës Ferdinand Xhaferi i cili pohon se do të kthej në Shqipëri eshtrat e Ismail Qemalit. Në këtë deklartë G99 kërkon largimin nga posti të ministrit të Turizmit Kulturës Rinisë dhe sporteve Ferdinand Xhaferrit duke e quajtur atë deklaratë qesharake.
Deklaratën për kthimin e eshtrave të Ismail Qemalit në vendin tonë ministri Xhaferri e ka bërë në edicionin e lajmeve të orës 20.00 në RTV "Ora News", i ftuar nga drejtori i lajmeve Roland Qafoku.
Ndërkohë ndër të tjera G99 i bënë thirrje qeverisë që të mos jetë patriotike e atdhedashëse vetëm një herë në vit apo sa herë që përballet me skandale e kriza politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›