E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon faza B e terminalit të aeroportit

Kryeministri Berisha vlerësoi ritmet e shpejta me të cilat ka përfunduar fazas B e terminalit të aeroportit duke theksuar se për ritme të tilla ka nevojë Shqipëria për të ecur përpara. 

TIRANE- Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë është finalizuar faza e B e terminalit. Kryeministri në detyrë Sali Berisha, i pranishëm në ceremoninë e përurimit, vlerësoi investimin si mjaft të rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë.

“Aeroporti është bërë pasaporta më e shkëlqyer e Shqipërisë me shërbimet e shkëlqyere dhe sigurinë e madhe që garanton. Ky është një investim mjaft i rëndësishëm, që filloi në një moment të vështirë të krizës ekonomike në botë, mars 2008.”- deklaroi kreu i qeverisë duke shtuar se gjatë kësaj periudhe aeroporti Nënë Tereza ka pasur frekuentimin më të madh të aeroporteve në Europë.

Kryeministri vlerësoi ritmet e shpejta me të cilat ka përfunduar fazas B e terminalit të aeroportit duke theksuar se për ritme të tilla ka nevojë Shqipëria për të ecur përpara.

Berisha mbylli fjalën e tij përshëndetëse duke ftuar investitorët në nisjen e punimeve të fazës tjetër të terminalit dhe duke garantuar investitorët e huaj se do të kenë gjithnjë mbështetjen e qeverisë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›