Obama: Të gjithë kemi diçka për të ofruar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Obama, ka mbajtur një fjalim drejtuar brezit të ri të vendit, nxënësve dhe stu-dentëve, dhe u ka bërë thirrje që të tregohen të përgjegjshëm në shkollimin e tyre dhe këmbëngulës deri në fund e me të gjitha lëndët, edhe pse mund të ketë orë mësimi që nuk u pël-qejnë. "Secili prej jush e ka një aftësi dhe një talent për diçka. Çdokush ka diçka për të ofruar", deklaroi Obama në fjalën e tij para studentëve të shkollës së mesme Wakefield në rrethinat e Arlingtonit. Ndërkaq fjalimi është ndjekur edhe nga fëmijë të tjerë nëpër shkollat e të gjithë vendit përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv. "Dhe ju të gjithë keni përgjegjësi para vetes që të zbuloni se cila është aftësia e juaj". Presidentët bëjnë vizita të shpeshta nëpër shkolla dhe Obama nuk është i pari që ka mbajtur një fjalim para tyre me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, që në këtë rast i drejtohet miliona shkollarëve. Megjithatë në lidhje me këtë fjalim ka pasur shumë kundërshti, para mbajtjes së tij, duke qenë se disa organizata konservatore dhe disa prindër të shqetësuar paralajmëruan Obamën se ai po përpiqej me këtë rast që të "shiste" axhendën e tij politike para brezit të ri. Ky shqetësim u shkaktua pjesërisht nga një plan i administratës për të inkurajuar studentët që të "ndihmojnë Pre-sidentin", një plan që Shtëpia e Bardhë e rishikoi më pas. Obama vazhdoi takimin me studentët e shkollës dhe në një moment i këshilloi që "të jeni të kujdes-shëm kur hidhni materiale në ‘Facebook‘. Çfarëdo që të bëni, një ditë do të ketë një kundër-përgjigje në jetën tuaj, për mirë, ose për keq". Zhurma e madhe që u bë në lidhje me fjalimin që ai mbajti u konkretizua edhe në veprime konkrete të këtyre shoqatave, disa prej të cilave kishin dalë edhe me parulla kundër Presi-dentit. Gjatë takimit brenda në shkollë, të rinjtë e kanë pyetur në lidhje me një numër të madh çështjesh të rëndësishme të politikës, madje edhe lidhur me debatin e madh për çështjet e kujdesit shëndetësor.Obama nuk është Presidenti i parë që jep fjalime të tilla, por planet e tij ngjallën thuajse menjëherë kundërshti në disa shtresa dhe qarqe të caktuara. Disa kritikë e akuzuan për tejka-lim të autoritetit të tij, ndërsa disa shkolla morën vendimin perso-nal për të mos u lejuar nxënësit që të shihnin fjalimin. Gjatë bisedës, Obama u tha nxënësve se mungesa e babait në shtëpi e detyroi atë që në një farë mënyre të rritej e të piqej shumë shpejt.
Një student e pyeti se me kë do t‘i pëlqente që të darkonte nëse do të kishte mundësi që të zgjidhte dhe Obama iu përgjigj se ai do të kishte pasur shumë dëshirë që të darkonte me Gandhin. "Ai është një person tek i cili gjej shumë frymëzim. Ai ishte edhe frymë-zuesi i Martin Luther Kingut me mesazhet e tij kundër dhunës. Ai bëri aq shumë për të ndryshuar botën dhe këtë nuk e bëri me luftë dhe me dhunë, por përmes shembullit paqësor dhe etikës."Sipas Obamës nuk ka justi-fikim për të mos u përpjekur mjaftueshëm dhe se studentët duhet të jenë vetë personalisht të përgjegjshëm për shkollimin dhe ajo çka është e rëndësishme është fakti se duhet të punojnë shumë dhe me përkushtim. "Çfarë do që të vendosni të bëni duhet që të jeni të dedikuar. Është e vërtetë që të jesh i suksesshëm është e vështirë. Sigurisht që nuk do ta pëlqeni çdo lëndë që mësoni në shkollë, por duhet të provoni dhe të mos tërhiqeni, sepse një detyrë është detyrë".