Mjekët britanikë: Të ndalohenreklamat e pijeve alkoolike
Disa mjekë në Britaninë e Madhe bënë thirrje për ndalim të të gjitha reklamave të pijeve alkoolike, përfshi edhe ato që sponsorizojnë aktivitete sportive, apo muzikore. Shoqata Mjekëso-re Britanike bëri të ditur se është momenti për të ndërhyrë në sferën e marketingut të alkoolit për të ndalur ritmin e shfrenuar të konsumimit të alkoolit. Vetëm në Britaninë e Madhe industria shpenzon 1.6 miliardë dollarë në vit për promovimin e pijeve alkoolike dhe një e katërta e kësaj shifre shkon në industrinë e reklamave. Sipas doktorëve të kësaj shoqate, ndërmarrja e masave të rrepta në këtë drejtim është parësore, sepse alkooli është shndërruar tashmë në një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të hershme dhe paaftësisë fizike dhe mendore të njerëzve. Vetëm duhani mund të shkaktojë dëme më të mëdha se alkooli për sa i përket shëndetit. Kjo, edhe sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vitet e fundit, në të gjithë Europën është shtuar ndjeshëm numri i konsumatorëve të alkoolit. Aktualisht një e treta e të rritur-ve pinë shumë më tepër nga sa mund të quhet një konsumim normal i pijes. Por thuhet se një nga shkaqet kryesore të varësisë së të rinjve ndaj alkoolit është edhe reklamimi i pijeve të nd-ryshme. Reklamimi ka një ndikim të veçantë veçanërisht te të rinjtë, të cilët janë edhe përdoruesit më të mëdhenj të alkoolit sa i përket grupmoshave. Industria e alkoolit është një nga sponsorët e rëndësishëm edhe të eventeve sportive dhe renditet e dyta pas sektorit financiar. Veç thirrjes Një student e pyeti se me kë do t‘i pëlqente që të darkonte nëse do të kishte mundësi që të zgjidhte dhe Obama iu përgjigj se ai do të kishte pasur shumë dëshirë që të darkonte me Gandhin. "Ai është një person tek i cili gjej shumë frymëzim. Ai ishte edhe frymë-zuesi i Martin Luther Kingut me mesazhet e tij kundër dhunës. Ai bëri aq shumë për të ndryshuar botën dhe këtë nuk e bëri me luftë dhe me dhunë, por përmes shembullit paqësor dhe etikës."Sipas Obamës nuk ka justi-fikim për të mos u përpjekur mjaftueshëm dhe se studentët duhet të jenë vetë personalisht të përgjegjshëm për shkollimin dhe ajo çka është e rëndësishme është fakti se duhet të punojnë shumë dhe me përkushtim. "Çfarë do që të vendosni të bëni duhet që të jeni të dedikuar. Është e vërtetë që të jesh i suksesshëm është e vështirë. Sigurisht që nuk do ta pëlqeni çdo lëndë që mësoni në shkollë, por duhet të provoni dhe të mos tërhiqeni, sepse një detyrë është detyrë".për një ndalim të menjëhershëm të reklamave të alkoolit, mjekët britanikë kanë kërkuar edhe rritje të taksimit të pijeve alkoolike. Britania e Madhe është një nga vendet ku sidomos të rinjtë janë shumë të dhënë pas konsumimit të alkoolit dhe si pasojë shpesh janë pre e vdekjeve të parako-hshme dhe e sëmundjeve që shkaktojnë probleme të rënda për të gjithë jetën.