E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkoti i PS-së, Berisha: “Rama kërkon të bëjë gjykatësin, ne nuk mund të bëjmë gjykatësin



Kryeministri Berisha ka komentuar dje kërkesat e parashtruara nga Partia Socialiste për të hequr dorë nga bojkoti i Kuvendit. Sipas Berishës, kërkesat e Ramës janë të parealizueshme sepse ai kërkon rinumërim votash, ndërkohë që për këtë çështje është marrë vendim i formës së prerë nga Kolegji Zgjedhor. Sipas Berishës, kërkesat e Ramës nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje e tij që krizën e PS-së ta sjellë në Kuvend. “Zoti Rama kërkon që krizën e tij personale ta shndërrojë në një dhimbje për qytetarët shqiptarë. Gjatë këtyre muajve mendon se për sa kohë që s’do të jetë në Parlament, ato vendime nuk do të merren dhe ai do të bëjë me faj qeverinë. Ai përpiqet të bllokojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Ai kërkon të bëhemi gjykatës. Unë dhe ai të bëjmë gjykatën supreme. Si mund të vendos unë si gjykatë? Ai nuk mund ta kërkojë atë”, - është shprehur Berisha, ndërsa ka shtuar se edhe ai dëshiron që të rinumërohen kutitë e votimit në qarkun e Fierit, pasi beson se ka një mandat tjetër për PD-në në këto kuti, por nuk mund ta bëjë, pasi për këtë ka një vendim të prerë të Kolegjit Zgjedhor.

10 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›