E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet, publikohet "lista e zeze" te bizneseve borxhlinj

"Lista e Zeze" publikohet nga Drejtoria e Pergjithshme Tatimeve. Jane 46 kompani qe konsiderohen borxhlinj ne tatime dhe qe nuk jane te rregullta me shlyerjen e detyrimeve qe e ushtrojne aktivitetin kryesisht ne Tirane. Burimet zyrtare ne tatime njoftojne se publikimi i listes behet qe personat e trete te marrin dijeni per fillimin e ketyre procedurave dhe qe organet apo institucionet te cilat kane bere regjistrime te pasurive te luajtshme apo te paluajtshme te tatimpaguesve debitore, te regjistrojne detyrimin tatimor te papaguar si barre mbi kete pasuri dhe te mos lejojne kryerjen e transaksioneve per transferimin e pasurive te tatimpaguesve debitore. Kjo duhet te behet deri ne momentin qe detyrimi tatimor i papaguar te arketohet. "Ky publikim behet qe te njoftohen te gjitha palet qe kane interesa me keta tatimpagues", njoftojne te njejtat burime. Administrata tatimore, ne zbatim te nenit 91 te ligjit nr. 9920, date 19.05.2008 "Per Procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise", ka vendosur marrjen e masave te sigurimit mbi te gjithe pasurite per ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me force te tyre. Pak kohe me pare, Kryeministri Berisha ka kerkuar institucioneve fiskale qe te publikojne emrat e bizneseve borxhlinj me qellim qe te shmangen transaksionet e ketyre bizneseve me bankat dhe biznese te tjera me bilanc te shendoshe. Ndermjet kompanive qe jane publikuar si borxhlinj nga tatimet ka edhe emra te njohur, perfshi ketu edhe media. Vitin qe shkoi per here te pare gjate historise se tranzicionit qeveria merr seriozisht nje nisme per te shpallur nje lloj amnistie fiskale, ndaj borxheve dhe kapitaleve te biznesit. Nje pjese e ketyre borxheve jane konsideruar si jo korrekte, duke perfshire penalitete, interesa apo kamatevonesa. Sipas pwrfaqwsuesve tw biznesit aministia fiskale do te detyroje biznesin te deklaroje me pas te ardhurat reale, duke ndikuar keshtu pozitivisht edhe ne arken e shtetit. Aministia do te fuste ne rruge ligjore milirada leke, vlera monetare dhe ne pasuri te paluajtshme, te cilat do te shnderroheshin me pas per kolaterale per banka. Borxhet ne vite qe bizneset i kane tatimeve dhe doganave kapin nje total prej 44 miliarde lekesh. Gjate gjithe ketyre viteve, keto borxhe kane ekzistuar dhe vazhdojne qe te ekzistojne vetem ne leter, ndersa shpresat per nje mbledhje te mundshme te tyre jane zero. Pjesa me e madhe e ketyre borxheve jane akumuluar ne organin e tatimeve. Keshtu, borxhet qe sipermarrja ka tek tatimet shkojne ne 40 miliarde leke, ndersa ato te doganave jane 4 miliarde leke. Borxhe shtese jane realizuar edhe gjate ketij viti nga ana e biznesit. Amnistia fiskale ne fakt shtrihet pertej detyrimeve te papaguara te biznesit ne tatime dhe dogana, por nje perjashtim nga detyrimi ligjor i te gjithe informalitetit ne ekonomi.

Bizneset ne Fier kundershtojne regjistrimin e biznesit te madh

Aksioni i Tatimoreve ne Fier per kalimin e rreth 200 subjekteve ne biznes te madh, duket se po has ne kundershtimin e tregtareve qe deri me tani ishin regjistruar si biznese te vogla dhe i paguanin taksat ne arkat e bashkise. Ata shprehen se, xhiroja vjetore nuk justifikon kalimin e tyre ne biznes te madh duke kerkuar nga tatimoret te ndeshkojne bizneset informale. "Si mund te kalojme ne biznes te madh kur nuk kemi pune. Bashkia dhe tatimet te mbyllin njehere bizneset e palicencuara dhe te mos merren me ne, shprehet nje tregtar." Por Drejtori i Tatimeve ne kete qytet thote se, rregullat per kalimin e subjekteve nga biznes i vogel ne te madh jane te percaktuara qarte dhe per ata qe nuk do te pranojne do te kete masa ndeshkuese. Drejtori i Tatimeve Fier, Dervish Beqiraj shprehet se, "kalimi nga biznes i vogel ne te madh nuk eshte me deshire, ligji per procedurat tatimore e percakton e qarte, madje percakton edhe masat penalizuese per ata qe e kundershtojne." Subjektet qe do te klasifikohen si biznes i madh do te duhet te paguajne prane Administrates Tatimore, Tatimin mbi Vleren e Shtuar e njohur ndryshe si TVSH dhe tatimin mbi fitimin. Keto biznese do te jene te parat qe do te pajisen me kasat fiskale, per te cilat eshte lene afat deri ne fund te vitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›