E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i Parlamentit, Patozi: Kërkesat e PS-së, absurde

Gjatë një prononcimi për mediat kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi tha se "socialistët do të kthehen në Kuvend pas zgjidhjes së problemeve brenda selisë rozë, ndërsa për rinumërimin e kutive të votimit nuk vendos parlamenti".

"Besoj se nuk ka debat mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet, sepse ky debat është mbyllur njëherë e përgjithmonë më 28 qershor, debat që ne e kemi fituar dhe ata e kanë humbur. Tashmë është e qartë se ka një debat të brendshëm në PS për mënyrën se si ajo humbi dhe për mënyrën se ajo nuk arriti rezultatet që priste në zgjedhje", nënvizoi Patozi. 

Ai shprehu keqardhje që "për interesat personale të kryetarit të saj, PS merr një vendim absurd siç është bojkotimi i Kuvendit". Partia Socialiste ka vendosur të bojkotojë Kuvendit, deri sa të zbardhet sipas saj krimi elektoral.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›