Solana kërkon takim urgjent me Iranin
"Jemi në kontakt me zyrën e Dr. Said Jalili për të organizuar një takim sa më parë të jetë e mundur", thuhet në një deklaratë të Solanës.
Irani bëri publike dy ditë më parë një paketë me propozime për fuqitë e mëdha botërore, përfshi Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Francën, Britaninë e Madhe, Kinën dhe Gjermaninë. Vendet, që disa ditë më parë i kërkuan Iranit të përgjigjej ndaj kërkesës së tyre për bisedime, janë duke shqyrtuar ofertat e Republikës Islamike.
Në propozimet e Iranit përfshihet një sistem global për eleminimin e armëve bërthamore, bashkëpunimin në Afganistan dhe luftën kundër terrorizmit. Por njëkohësisht Irani deklaroi se nuk do ta diskutojë aspak programin e tij për pasurimin e uraniumit, program për të cilin disa fuqi perëndimore dyshojnë se shërben për prodhimin e armëve bërthamore.
"Jemi të gjithë të përkushtuar për të nisur negociatat me Iranin në mënyrë që të zgjidhim shqetësimet e komunitetit ndërkombëtare për programin e tyre bërthamor", deklaroi Solana.