“Bojkoti i Parlamentit për interesat e Edi Ramës, dëmton rëndë PS-në”
Deputeti Andis Harasani shpreh rezervat e tij për zhvillimet në parti TIRANE - Për deklaratën e ambasadori Robert Bosh, i cili është shprehur kundër bojkotit të Kuvendit nga
Partia Socialiste, këtë vendim e mbështesin dhe vetë anëtarët e kësaj partie. Deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani shprehet se, duhet të marrë pjesë në parlament për të përfaqësuar zërat e të gjithëve atyre që votuan Partinë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit. Deklaratën e Bosch, Harasani e komenton si të drejtë, por që i vjen keq që edhe në vitin 2009 vazhdon kjo gjendje, që janë të huajti që vazhdojnë na tregojnë kushtetutën e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Socialiste shprehet se ka rezervat e tij ndaj këtyre kushteve megjithatë do ti bëjë publike në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar, ku shpreson që Rama ta lërë të flasë. Gjithashtu, me diferencim e demonstruar dje, në takime të veçanta me deputetë “të përzgjedhur”, Harasani uron që Rama të mos japë shenjat e para të bojkotit të anëtarëve që mendojnë ndryshe për hyrjen në parlament Rama deklaroi që PS do të bojkotojë Parlamentin. Ju si pjesë e grupit parlamentar a e dini se kur do të kthehet grupi parlamentar në parlament? Unë mendoj se ka një mungesë sensi logjik të marrësh vendim apo ta bojkotosh parlamentin, apo të kesh një marrëdhënie të kufizuar me parlamentin. Për mendimin tim nuk ka kuptim. Partia Socialiste mund të ketë dhe duhet të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me të gjithë, duhet të ketë marrëdhënie të kushtëzuar me qeverinë Berisha-Meta, por të kesh një marrëdhënie të kushtëzua pra ky raport më duket thjeshtë një non sens logjik, pra çdo gjë që po merret është një censurë vendimesh për rregull. Unë vazhdoj të shpreh mendimin tim që Partia Socialiste duhet të jetë në parlament, por marrëdhëniet me këtë pozitë janë të cunguar të cilat logjikisht duhen të jenë të kushtëzuara. Mendoj që largimi i Partisë socialiste nga parlamenti është vetëm në dëm të Partisë Socialiste. Partia socialiste duhet të kthehet në parlament se është në dëm vetëm të PS, sepse qeveria ka mundësinë të marri vendimet siç do vetë, ka mundësinë të votojë siç do vet, ka mundësinë të thotë çdo gjë dhe zëri i të gjithë atyre socialistëve të cilët kanë votuar për ne në zgjedhjet e 28 qershorit nuk do jetë. Ne duhet të çojmë zërin e të gjithëve atyre që na votuan ne në zgjedhjet e 28 qershorit, në të kundër kjo i bën dëm jo vetëm demokracisë shqiptare, por edhe koalicionit brenda për brenda Partisë Socialiste. Nuk ka vendim se kur do të kthehemi në parlament sepse në mbledhjen e parë që i zhvillua u mor vendim që PS të bojkotojë parlamentin. Në asnjë mënyrë nuk lejojmë që të shikohen vetëm interesat personale në Partinë Socialiste. Ne do ta respektojmë vendimin e shumicës, por në asnjë mënyrë nuk lejojmë të dëmtohen interesat të koalicionit brenda Partisë Socialiste. Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch ka deklaruar se i vetmi vend për të bërë debat është parlamenti, që të zhvilluar një debat real, si e komentoni ju? Më vjen keq që edhe në vitin 2009 vazhdon kjo gjendje, që janë të huajti që vazhdojnë na tregojnë Kushtetutën e Shqipërisë. Ambasadori Bosch ka thënë thjeshtë atë që thotë kushdo në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Por Edi Rama e kundërshton? Ka një vendim të grupit parlamentar, ka një vendim që merret me shumicë, unë kam rezervat e mia ndaj këtyre kushteve megjithatë do të preferoja ta bëja publike në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar, ku shpresoj që Edi Rama të na lërë të flasim. Në këto momente Edi Rama në selinë e PS ka thirrur grupin parlamentar ju jeni pjesë e këtij grupi, përse nuk jeni dhe ju? Kjo mbledhje po zhvillohet me deputetët e Tiranës. Edi Rama nuk e ka parë të arsyeshëm të më thërras e respektoj vendimin e tij, nuk besoj se ka asgjë personale. Por uroj mos jenë shenjat e para të bojkotit të anëtarëve që mendojnë ndryshe për hyrjen në parlament. Personalisht unë do të vazhdoj të bëj detyrën time, të jap mendimin tim që të përfaqësoj zërin e atyre që më kanë votuar mua dhe PS.