E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohet seanca e dytë e Kuvendit, Topalli zgjidhet kryetare edhe për një investiturë tjetër 4-vjeçare

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, rimandatohet Jozefina Topalli. Nga 75 deputetë, Topalli merr 74 vota


Kuvendi i Shqipërisë nisi sot pasdite rreth orës 18:15unimet e s

eancës së dytë të legjislaturës së XVIII-të, gjatë së cilës pritet të zgjidhen organet drejtuese të parlamentit të ri, kryetari dhe dy nënkryetarët. Në seancën e sotme pritet të paraqitet dhe raporti për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve, i hartuar nga anëtarët e komisionit të përkohshëm, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve të 28 qershorit. Më pas, deputetët ftohen të bëjnë betimin. Sikurse dje, deputetët e Partisë Socialiste në opozitë nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme, pas një vendimi të marrë nga grupi parlamentar për bojkotim të punimeve të fillimit të sesionit të ri parlamentar, vendim që lidhet "me deformimin e zgjedhjeve të 28 qershorit". Kuvendi i Shqipërisë numëron 140 deputetë. Në Kuvendin e ri përfaqësohen 6 parti: PD me 68 deputetë, PS me 65, LSI me 4 deputetë, PR me 1, PDI me 1 dhe PBDNJ me 1 deputet.


Betimi i deputetëve


Sipas rregullores parlamentare, drejtuesi i seancës, Fatos Beja, lexoi tekstin e betimit dhe secili nga ligjvënësit u ngrit në këmbë duke thënë "Betohem". Në këtë seancë mungonin deputetët e Partisë Socialiste, në opozitë. Po në mbështetje të rregullores, deputetët që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›