E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama fillon seleksionimin e deputetëve të PS, i ndan në “mbështetës” dhe “kundërshtarë”

Dje takime me grupe deputetësh sipas qarqeve, në funksion të testimit të mbështetjes në bazë TIRANE – Pavarësisht mesazheve të pafund që i vijnë përditë nga brenda e jashtë vendit, Edi Rama, duket i vendosur që t’i shkojë deri në fund mosnjohjes së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe parlamentit të dalë prej tyre. Në këtë kontekst, kryetari në detyrë i Partisë Socialiste Edi Rama, tha dje në një konferencë për shtyp se “jemi të vendosur të çojmë përpara kauzën tonë, për të mbrojtur demokracinë në vend që është e kërcënuar si kurrë ndonjëherë më parë”. Rama ritheksoi edhe njëherë kushtëzimin për hyrjen në Kuvend të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Ndërkohë dje, për të testuar sa vend kanë zënë ndër anëtarësinë e PS-së, ideja dhe pretekstet e tij për bojkot, Edi Rama mblodhi në mënyrë selektive, deputetët te të cilët ka besim, duke shmangur “kundërshtarët”. Në takime të veçanta me grup deputetësh sipas qarqeve, Rama ju kërkoi “mbështetësve” të testojnë bazën socialiste, nëse ajo është e gatshme të ndjekë idenë e tij për protesta në rrugë, për të denoncuar atë që ai e quan maskaradë zgjedhore. Rama shpërfilli kreun e OSBE, Robert Bosch, që një ditë më parë i kërkoi PS që të zërë vendet e saj në parlament, si vendi demokratik i zhvillimit të betejës politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›