Të gjithë e kanë gabim, vetëm E Drama ka të drejtë
Edvin Rama doli sërish sot për të konfirmuar mospjesëmarrjen e tij në kuvend nëse shumica parlamentare nuk pranon kërkesën e tij për të hetuar zgjedhjet. Ai e cilësoi këtë, si një miosion për të hspëtuar vendin. Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste Edi Rama, tha sot në një konferencë për shtyp se “jemi të vendosur të çojmë përpara kauzën tonë, për të mbrojtur demokracinë në vend që është e kërcënuar si kurrë ndonjëherë më parë”. Rama ritheksoi edhe njëherë kushtëzimin për hyrjen në Kuvend të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke e argumentuar me faktet se “na mohohet e drejta për rinumërim të kutive që PS-ja kërkon të hapen, nga frika e një shteti të tërë të vënë në funksion të pushtetit, të cilë kanë përdorur asetet publike për qëllime elektorale gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Janë larguar nga administrata shtetërore njerëz –tha Rama -vetëm pasi janë evidentuar që kanë qenë pjesë e Komisioneve Vendore të PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit”. Rama deklaroi se “ PS nuk mund të bëhet pjesë e një Kuvendi që ka një shumicë ilegjitme dhe që do të diktohet nga një qeverisje e nesërme, e cila është shprehje e drejtpërdrejtë e një deformimi për të bashkuar atë çka është pabashkueshme”. Në një situatë të tillë të shkeljes në mënyrë flagrante të demokracisë dhe parimeve kushtetuese , bëri më dije Rama “ne jemi të vendosur më shumë se anjëherë tjetër të mbrojmë demokracinë në vend, e cila po kërcënohet nga një grusht njerëzh të cilët e përdorin pushtetin vetëm për interesat e tyre personale dhe klanore. Në momentin që kushtet tona do të lexohen ashtu siç duhet, për ngritjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 28 qershorit, atëherë PS-ja do të jetë e gatshme të hyjë në Parlament", deklaroi ai. Rama e tregon veten aq të paaftë sa nuk e kupton aspak se cilët janë shkallët që ndiqen në këtë rast. Nuk i kujtohet këtij zotërie që me çmendurinë e tij do të fusë në krizë gjithë vendin, se ky rezultat nuk u çertifikua vetëm nga KQZ por edhe nga gjyqësore. Nuk i kojthet këtij të njeriu se ishte pikërisht ai që nuk la derë institucioni pa trokituar, e para pa dhënë për të marrë një deputet. Apo i kujtohen shumë. Po fakti që një një raport negativ për zgjedhjet nga Komiteti i Helsinkit e bleu me një post deputeti që ia dhuroi ish kryetares së këtij institucioni. Thua Rama të mos kujtojë as mijërë euro që ka nxjerr nga xhepat e tij për paguar deklarata kundër Shqipërisë, vetëm e vetëm që ai të vinte një ditë në pushtet. Po Rama nuk ka si i kujton gjithë këto. Nuk ka se si, se ndryshe do të bëhej tamam për çmendinë. E tashmja nuk ka si kujtohet. Ajo është duke u jetuar. Rama vijon të shpërndaje para për të blerë postin e kreut të Partisë, Rama di vetëm të paguajë para për pak pushtet. Ai ka degraduar veten deri në një pikë të tillë sa sot të gjithë me të drejtë e cilësojnë Shqipërinë fatkeqe që njëri prej qytetarëve të saj është Edi Rama, apo më saktë, E Drama. Po ai ka të drejtë. Ka të drejtë se akush nuk del e ia thotë këto në kohën kur ai e ka të sigurtë ëndrrën e tij. T’ia thotë në momentin e duhur dhe Rama të pëlcasë nga dhuratë, të pëlcaë duke shikuar se si ëndra e tij për pushtet shkërmoqet e bëhet hi në sytë e tij.
...