E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsensusi i vështirë me një politikan që s’e pëlqen Perëndimin

PD ka qenë gjithmonë e gatshme për normalizimin e jetës politike në Shqipëri, por kjo nevojë s’mund të çojë në pranimin e absurdit të Edi Ramës, i cili me përzgjedhjen e bojkotit dhe të haxhiqamilizmit, tregon se nuk i konsideron opinionet e ndërkombëtarëve dhe është i interesuar vetëm për mbijetesën e tarafeve të tij ekonomike.
Rusmali: Vetëm thyerja e bojkotit shpëton mandatet. Hetimi parlamentar nuk i prish dot vendimet e gjykatave Deputeti demokrat dhe njëherazi kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ilir Rusmali, sqaron se amendamentet për Shqipërinë të miratuara nga KiE nuk duhet të keqinterpretohen nga Edi Rama apo çdo politikan tjetër, pasi aty thuhet qartë që komisioni hetimor nuk duhet të cenojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të sanksionuara për komisionet hetimore parlamentare. Pra, objekt të limituar dhe jo hetim të vendimeve të gjykatave, është kufiri i hetimit të komisionit parlamentar I sapo kthyer nga punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuesi i delegacionit shqiptar, Ilir Rusmali informoi mbi rekomandimet e dy raporterëve Wilshare dhe Lassko, miratuar në rezolutën për situatën politike në Shqipëri. Rusmali u shpreh se ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet nuk do të cenojë vendimet e gjykatave, që do të thotë se në asnjë pikë të amendamenteve nuk parashikohet hapja e kutive të 28 qershorit.   “Në emër të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dëshiroj në këtë konferencë shtypi të shpreh jo vetëm vlerësimin por dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të këtij delegacioni, për rezolutën më të fundit të miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës lidhur me funksionin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Kjo rezolutë është një dokument shumë i rëndësishëm dhe një kontribut shumë i çmuar, për demokracinë në vendin tonë. Si i tillë duhet parë dhe duhet vlerësuar nga klasa politike shqiptare, sepse jep disa mesazhe shume të rëndësishme për themelet e shtetit  të demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri. Si delegacion shqiptar ne patëm mundësi që të japim një kontribut të çmuar në forcimin e mesazhit të kësaj rezolute nëpërmjet një numri të rëndësishëm përmirësimesh që propozuam dhe na u mbështetën në Asamblenë Parlamentare. Kësaj rezolute tekst draft-rezolute edhe gjatë diskutimit dhe shqyrtimit në Asamblenë Parlamentare ju bënë dhe 7 nene përmirësime të ndjeshme, përmirësime të cilat për shembull, theksojnë fort që Shqipëria pavarësisht bojkotit, nuk ka krizë të institucioneve, theksojmë fort që nuk ka bllokim të proceseve tona integruese. Pastaj theksojmë fort dhe mesazhet e tjera të rëndësishme antibojkot dhe por dialogut”, u shpreh deputeti Ilir Rusmali.Ai theksoi se amendamenti me numër 5 që lidhet me nenin 7 të rezolutës, i cili largon çdo lloj mundësie për keqpërdorim të mesazheve që na vinë nga komuniteti ndërkombëtar, sepse ky amendament dhe ky nen i rezolutës i thotë politikës në Shqipëri respektoni shtetin ligjor, respektoni rregullat e lojës, respektoni Kushtetutën, kuadrin ligjor dhe vendimet e gjykatës kushtetuese sa herë do të kërkoni nëpërmjet lëvizjeve tuaja politike, p. sh.:., komisione hetimore apo lëvizje të tjera të ngjashme. “Komision hetimor për zgjedhjet në Shqipëri do të thotë në mënyrë përfundimtare komision që respekton kuadrin ligjor dhe vendimet e gjykatës kushtetuese. Këtë mesazh ka dhënë asambleja parlamentare e Këshillit të Europës nëpërmjet rezolutës së vet dhe ky mesazh është shumë i rëndësishëm. është shumë e rëndësishme që ju të keni në vëmendje faktin që ky amendament pati një mbështetje të madhe, veçanërisht të fortë nga asambleja parlamentare, gjatë shqyrtimit dhe debatit që ju bë kësaj rezolute. Përtej kësaj unë do të doja me këtë rast të tërhiqja pak vëmendjen tuaj edhe për debatin që u zhvillua ne asamble, sepse dhe debati pati mesazhe jashtëzakonisht të rëndësishme, në debatin në asamble kryetaret e grupeve  parlamentare tët të gjithë spektrit politik europian patën të përbashkët një fjali të rëndësishme, fjali kundër bojkotit të parlamentit, e cila ka ardhur në të gjitha deklarimet e diskutantëve që janë shprehur atje, por edhe një gjë më shumë nga asnjë nga diskutantët ose ndryshe nga të gjithë diskutantët u pohua fort fakti që nuk mund të ketë dyshime për faktin se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme”, deklaroi Ilir Rusmali. Deputeti demokrat deklaroi se u pohua fort se nuk mund Asambleja Parlamentare dhe askush tjetër të hedhë me çfarëdo lloj manovre konkluzionet e rëndësishme që ne na kanë ardhur nga vlerësimi që i ka bërë OSBE/OHDIR në raportin e vet përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri. “Këto janë mesazhe dhe konfirmime që vinë dhe nga Europa dhe nuk mund të errësohen nga asnjë lloj manovre keqdashëse që mund të lëvizë brenda vorbullës së politikës shqiptare. Këto ishin komentet që unë kisha rreth zhvillimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe diskutimit që u bë në këtë asamble lidhur me rezolutën që u miratua për funksionim e institucioneve demokratike në Shqipëri”, u shpreh kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Duke ju referuar pikës 7 të rezolutës, zoti Rama me të njëjtat fjali që ju thatë, tha se respekton vendimin e gjykatës kushtetuese, dhe se ato vendime nuk kundërshtojnë rinumërimin e votave, hapjen e kutive pra. Sipas zotit Rama nga ky rast nuk bëhet më fjalë për rishpërndarje mandatesh, por garantimin e zgjedhjeve te ardhshme... Besoj që është mirë që të sjellim në vëmendje sa herë që diskutojmë për vendimet e gjykatës kushtetuese, kontekstin historik të tyre. Kur janë marrë vendimet e gjykatës kushtetuese, partia demokratike ka qenë në opozitë. Në atë kohë partia socialiste i ka përshëndetur fort ato vendime. Ne i kemi respektuar sepse ne respektojmë shtetin ligjor, ne respektojmë hierarkinë e ligjeve, ne respektojmë gjykatën, sovranitetin në gjykim të gjykatës kushtetuese. Sot, zoti Rama përpiqet t’i lexojë ndryshe nga ç’janë në të vërtetë. Ka një parim themelor kushtetuta shqiptare, parim të cilin të gjitha këto vendime të gjykatës kushtetuese e ruajnë dhe e mbrojnë. Parimi që drejtësia jepet ekskluzivisht nga gjykatat e vendit, parimin që nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë instrument, por veçse një gjykatë më e lartë që mund të hedhë poshtë vendimet e gjykatave. Pretendimi i zotit Rama bie menjëherë poshtë sapo të konstatoni që të gjitha kërkesat ose pjesa kryesore e kërkesave të zotit Rama, lidhet drejtpërdrejtë me konkluzionet përfundimtare të vendimeve të gjykatës, të kolegjit zgjedhor, p.sh me numërimet në Berat, me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Berat apo me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Fier. Drejtpërdrejtë kërkesat që zoti Rama përpiqet sot e gjithë ditën t’i përsërisë gati në mënyrë automatike kanë marrë përgjigje të drejtpërdrejtë dhe përfundimtare nga gjykatat shqiptare. Prandaj kërkohet të hapet komisioni hetimor, por komisionit hetimor nuk i lejohet kurrsesi që të prishë vendimet e gjykatave, sepse është jashtë funksioneve të veta kushtetuese, dhe këtu nuk ka asnjë lloj ekuivoku, këtu nuk ka asnjë lloj paqartësie.Në qoftë se do të ngrihet ky komision hetimor, pavarësisht se zoti Rama ka kërkuar si kusht kryesor hapjen e kutive, çfarë do të ishte objekti, çfarë do të hetoj, në qoftë se nuk do të hapeshin kutitë?Do të hetohet në përputhje me të gjitha proregativat që kanë komisionet hetimore për të hetuar mbi çështjet, mbi fenomenet, mbi problemet, mbi zbatimet e ligjit. Nuk e ka kundërshtuar zoti Berisha, e kundërshton Kushtetuta e vendit, nuk e kundërshton zoti Berisha, e kundërshton gjykata kushtetuese e Shqipërisë, nuk e kundërshton zoti Berisha, e kundërshton Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës një gjë tillë. Sigurisht që njeriu është i lirë që të mos dëgjojë asnjë zë dhe asnjë autoritet, asnjë opinion dhe asnjë institucion, sepse nuk mund të detyrohet të pranojë arsyen e ligjit, do të pranojë arsyen e institucioneve, të arsyen e rregullave. Por gjithsesi kjo nuk na obligon ne që të pranojmë absurdin si pjesë e politikës shqiptare. Pse nuk ishit entuziast për rolin e presidentit si ndërmjetësues?Unë besoj se kjo ka qenë ndoshta në mënyrë të pavullnetshme një lexim i gabuar më vjen keq ta them ndoshta nga përfaqësues të medias, sepse konteksti i amendamenteve që ne propozuam në Asamble ka qenë pikërisht që të koncentrohen të gjitha përpjekjet, dhe të jepet e gjithë ndihma e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, presidentit të Republikës, me qëllim që ai brenda kuadrit që përcakton rezoluta të mund të eksploronte zgjidhjen. Ka pasur një keqinterpretim për të cilin un jam i gatshëm ta përgënjeshtroj përmes kësaj konference shtypi. Më tej pastaj teksti i rezolutës është shumë i qartë, pika 10 e rezolutës përcakton kërkesën për t’ju drejtuar presidentit të republikës që ai mund të ndërhyjë për të eksploruar mundësitë e zgjidhjeve, jo vetëm kaq por pika 10/1 thotë asambleja parlamentare i kërkon presidentit të republikës çfarë ndihme pret ai nga ne  në këtë proces negocimi, dhe pikërisht këto gjëra ne kemi kërkuar të jenë pjesë thelbësore e rezolutës, efekti i këtij roli të mos hollohej po e quaj un, nëpërmjet ndërhyrjes së organizmave të tjera. Megjithatë asambleja në këtë rast vendosi që bashkë me këtë përpjekje të ketë dhe përpjekje të tjera dhe neve nuk jemi të keq ardhur për këtë. Ne donim vetëm të koncentrohej zgjidhja tek institucionet shqiptare. Unë besoj që presidenti në çdo Republikë Parlamentare ka një mjet fondamental, fjalën, fjalën e urtë dhe presidenti i republikës e ka këtë mundësi në çdo lloj rrethane. I takon atij të eksplorojë, i takon atij të hulumtojë brenda spektrit politik shqiptar, brenda ambientit politik shqiptar, i takon atij të theksojë publikisht ato mesazhe që theksohen dhe në rezolutë, i takon atij të thotë që nuk goditet Kushtetuta e vendit nëpërmjet rrugës, nuk goditen institucionet e vendit nëpërmjet protestave, i takon atij të thotë që bojkoti në një vend si Shqipëria është i dëmshëm, siç e thotë Asambleja Parlamentare nëpërmjet rezolutës të vet. Dhe sigurisht është ai që duhet të bëjë përpjekjet që ti thërrasë të paarsyeshmit drejt arsyes.Amendamenti 7 i rezolutës së Këshillit të Evropës“Opozita të rikthehet urgjent në parlament, komision hetimor, por të mos cenohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese”“Asambleja i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t’i japin fund sa më parë krizës aktuale në Shqipëri dhe të ngarkohen përgjegjësitë e veçanta në mënyrë që të vazhdohet me reformat e nevojshme jetike dhe të shënohet progres drejt integrimit të mëtejshëm në Bashkimin Evropian, një objektiv ky, i përbashkët për të gjithë. Në veçanti, i kërkohet qeverisë për të ngritur, pa vonesa të mëtejshme, një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit të 2009-ës, por që edhe të respektohen vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore parlamentare dhe në të njëjtën kohë, i bëhet thirrje opozitës që të rikthehet në parlament dhe të marrë pjesë plotësisht në punën e legjislativit shqiptar”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›