E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bojkoti, vendos grupi parlamentar"

Deputetja dhe anetarja e kryesise se Partise Socialiste, Valentina Leskaj thote se per qendrimin e bojkotit, shprehet grupi parlamentar. Ndersa po mbushen gjashte muaj nga bojkoti i Kuvendit te Shqiperise prej grupit parlamentar te Partise Socialiste, forces me te madhe te opozites ne vend, pese deputete te saj kane deklaruar se nuk do te vazhdojne bojkotin, por do te hyne ne Kuvend ne fillim te marsit dhe se bojkoti po e demton opoziten. Mirepo ish-kryetarja e grupit parlamentar te PS, deputetja Valentina Leskaj thote per "BBC" se i takon grupit parlamentar te vendose rreth qendrimit ndaj bojkotit te Kuvendit.
Personalisht i trembeni djegies te mandatit nga mospjesemarrja tej afatit ligjor ne Kuvend?
Me shume sesa ceshtja e mandateve personale, une kete ceshtje e shoh pertej mandatit individual te nje deputeti. Ajo qe eshte themelore ne kete situate, eshte ceshtja e shkaqeve perse ne jemi ketu, e cila ka te beje me probleme te renda te demokracise ne Shqiperi. Ka te beje me probleme te renda te demokracise, qe fillojne me ceshtjen e votes nga ka nisur dhe protesta jone, e cila do te vazhdoje padyshim dhe nuk ka asnje terheqje prapa, por lidhet dhe me elemente te tjere qe i jane shtuar rruges, probleme qe kane te bejne me situaten ekonomike, probleme qe kane te bejne me korrupsionin, me lirine.
Duhet te kujtoj dhe njehere raportin e fundit te Freedom House dhe eshte shume e rendesishme kur nje institucion prestigjioz nderkombetar, qe mbeshtetet ne disa indikatore dhe ne disa raporte, arrin ne nje konkluzion te tille per sa i perket lirive ne Shqiperi. Ceshtja e lirive eshte shume e mprehte dhe jo vetem eshte e mprehte, por perfshin disa elemente te lirive, duke filluar nga lirite ekonomike, lirite e biznesit dhe shume elemente te tjere si lirite e njeriut, te cilat vijne te cenuara dhe te kercenuara.
Padyshim u shtua dhe permbytja, e cila nuk eshte nje permbytje nga zoti. Ne nuk do ta heqim asnjehere vemendjen nga ceshtje te tilla, sic eshte ajo e Gerdecit, apo e tunelit qe ka zene nen vete jo vetem nje tunel, por ekonomine shqiptare.
Sipas jush bojkoti ka qene efikas nga ana e PS?
Une besoj qe po, por kjo duhet gjykuar ne dy ane, sepse po te kishte ndodhur ne nje vend demokratik do te ishte me efikas per shkak te reagimit nga mazhoranca. Ne Shqiperi kemi rrethana te tjera, sepse eshte nje shoqeri para demokratike, pa kete mungesen e reagimit te mazhorances, e cila e ka humbur ndjeshmerine ndaj reagimeve te tilla. Padyshim bojkoti ne nuk na gezon, nuk eshte nje zgjedhja jone, ne kemi qene te detyruar te bejme kete zgjedhje te padeshirueshme.
Ne qofte se ju nuk do te shkoni ne Parlamentin e Shqiperise, nje grup deputetesh brenda PS-se, pese deri tani, kane vendosur te hyne ne fillim te marsit. Cili eshte qendrimi qe do te mbahet nga pjesa tjeter e grupit parlamentar te PS-se?
Mua me vjen keq qe pothuajse nje pjese e mire e medias shqiptare, por me vjen keq qe edhe ju te "BBC"-se, me shume sesa me cdo gje tjeter, jeni marre ose merreni me mandatet e 5 apo dhe 65 deputeteve, se cfare do te behet. Ketu po flitet per gjera me te medha, per fatet e Shqiperise, per ceshtje qe kane te bejne me te drejtat e njeriut, me lirite, me ekonomine e vendit, me korrupsionin dhe padyshim ceshtja e mandateve te 5 apo 65 deputeteve per mua vjen e fundit.
Por gjithsesi eshte nje zhvillim politik brenda opozites shqiptare, qe nuk mund te lihet pa u zhvilluar apo jo?
Une besoj qe edhe ky rast eshte nje nga rastet qe deshmon diferencen mes nesh dhe mazhorances qe do te thote qe brenda PS-se gjithmone ka edhe zhvillime edhe kundershti edhe mendime te ndryshme, dhe besoj qe kjo provon epersine e PS-se ne spektrin politik shqiptar.
Ju keni shprehur se do te kete nje asamble tjeter, enkas per te mbajtur qendrim se cfare do te behet me bojkotin?
Ne fakt une nuk jam shprehur qe do te kete nje qendrim ne asamble per qendrimin ndaj bojkotit, sepse kjo eshte dhe ceshtja e vendimit te grupit parlamentar, por nuk e besoj se ka ndryshuar ndonje gje ne rrethanat politike, nuk ka ndonje reflektim apo reagim nga ana e mazhorances, e cila ne njefare menyre do diktonte nje vendimmarrje te re.
Gjithsesi kjo eshte ceshtje e grupit parlamentar me shume, sesa e asamblese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›