E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama nen hijen e Kingut

Nje fjalim ne njeren ane te Kompleksit Kombetar ne vitin 1963 dhe inaugurimi ne anen tjeter, ne vitin 2009 - pra, tranzicioni nga Marthin Luther Kingu deri te Presidenti Barack Obama, per shume amerikane me ngjyre nga epoka e Kingut ishte permbushje e shpreses se nje gjenerate. Nje vit me vone, ne momentin kur SHBA'ja shenon ditelindjen e Kingut, viti i veshtire politik per Obamen me gjase i ka zbehur emocionet e asaj dite. Dhe, per disa amerikane te rinj me ngjyre, ndryshimi i imazhit per kryesimin nga ana e personave me ngjyre, nga prifti i prinderve te tyre deri te presidenti i tyre, nuk ka qene aq i lehte sa kane menduar.
James Mays, nje 18 vjecar nga Dallasi, mund te jete perfaqesues i gjenerates se Obames - i ri, me njohuri politike dhe i lindur dekada pas vdekjes se Kingut. Megjithate, ai identifikohet me shume me Kingun. "Kam ndjenjen se Kingu ka qene martir. Ai e ka ditur se do te vdese per ceshtjen e tij. Kjo eshte trashegimia qe ka lene ai", thote ai. Obama nuk mund ta zere vendin e tij, shton. "Nga opinioni publik ai vleresohet si Kingu yne i kohes moderne. Por ai eshte i perqendruar ne udheheqjen e Qeverise, e jo ne ndjekjen e nje agjende te caktuar. Kingu ishte i perqendruar ne levizje", nenvizon Mays. Sophronia Pye, 25 vjecare, eshte e mendimit se Obama do ta zere nje vend me te larte ne histori, si Presidenti i pare me ngjyre ne historine e SHBA'se, por shton se per te Kingu eshte me inspirues. "Kingu ka pasur shume me teper veshtiresi sesa Obama. Kohet kane ndryshuar. Sa i perket Obames, ai eshte shume me i pranuar se qe ka qene Kingu. Prandaj, Kingun e respektoj me shume se Presidentin Obama", thote ajo. Kingu e ka vleresuar rendesine e fitores politike te afroamerikaneve dhe kishte paralajmeruar se ajo do te arrihet gjate kohes sa ai te jete ende gjalle. "Jam tejet optimist sa i perket ardhmerise. Duke u bazuar ne kete, ne ndoshta do te jemi ne gjendje te nxjerrim nje president me ngjyre gjate kater dekadave te ardhshme. Mendoj se kjo do te ndodhe brenda 25 viteve, apo edhe me heret", kishte deklaruar King ne intervisten dhene BBC-se ne vitin 1964. Shume aktiviste veterane per te drejtat qytetare kane terhequr nje paralele mes luftes per te drejten e votes dhe zgjedhjes se Obames President. "Gjaku i derdhur ne Selma dhe Mississippi, por edhe ne pjeset tjera te Jugut, si dhe lufta per te drejten e votes, jane pjese te historise e cila mundesoi qe sot te kemi nje Barack Obame", deklaroi prifti nga Dallasi, Peter Johnson, i cili ka qene bashkepunetor i Kingut.
"Udheheqesit afroamerikane sot nuk kane nevoje te perballen me kundershtimet me te cilat eshte perballur Kingu. Racizmi sot eshte nje dukuri shume me e margjinalizuar se sa qe ka qene ne kohen e Kingut", shton ai. "Shume afroamerikane te rinj e shohin Kingun si nje njeri qe ka pasur nje enderr. Ne thelb, kjo eshte e tera ata qe dine per te", thekson Johnson. Nje nga cmimet qe paguan funksioni me i fuqishem ne bote eshte edhe monitorimi dhe gjykimi i punes se presidentit, madje edhe nga ithtaret. Disa udheheqes me ngjyre kane theksuar se eshte qesharak qendrimi se Obama eshte Presidenti i pare me ngjyre i SHBA-se dhe se per kete arsye organizatat e amerikaneve me ngjyre duhet te permbahen nga kritikat ne adrese te tij. Edhe vete Obama ka theksuar se asnje president nuk eshte imun ndaj kritikave. Johnson thote se mbeshtetja e Obames per opsionet ushtarake bie ndesh me filozofine paqesore te Kingut.
"King e ka kuptuar se lufta ne teresi eshte ne konflikt me testamentin e ri. Qartazi shihet se Obama nuk eshte aq sa duhet i mencur, apo nuk e posedon guximin per t'i ngritur keto dilema te veshtira", - theksoi Johnson. Mays thote se Obama nuk i ka inspiruar afroamerikanet aq sa kishte shpresuar ai. "Jam i deshperuar ngase kam ndjenjen se mund te behet me shume. Aktualisht nuk shoh ndonje motivacion ne radhet e komunitetit tone dhe Obama mund te beje dic per ta ndryshuar kete", - tha Mays. Pye shprehet se Obama per te eshte sikur cdo politikan tjeter. "Obama eshte President, por ne kemi pasur shume presidente", tha Pye. Megjithate, realizimi i parashikimit te Kingut per nje president me ngjyre ka gezuar shume amerikane me ngjyre. "Zoti me ka lejuar qe te jetoj aq gjate, sa per te pare Obamen. Per mua kjo eshte nje gje e shenjte. Kam disa miq te mi ne varreza, te cilet kane vdekur per te drejten e votes", tha Johnson.
"Dallas Morning News"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›