Rreshen- Kalimash, familja bllokon autostradën për pronën
RRESHEN- Familja Prenga në Klos të Fanit kërkon t'i dëmshpërblehet prona e dëmtuar nga autostrada Rrëshen-Kalimash, ku bëhet fjalë për 5 dynym tokë dhe një banesë me sipërfaqe 50 metra katrorë, pronë e cila ende nuk i është shpronësuar sipas ligjeve në fuqi. Edhe pse ka dërguar shkresa të vazhdueshme tek Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, askush nuk u është përgjigjur. Dje, kjo familje ka bllokuar kalimin në autostradë me mjete rrethanore për 1 orë. Për zhbllokimin e rrugës ndërhyri policia e Rrëshenit, duke komunikuar me familjarët si dhe me drejtuesit e komunës. Pronësia vërtetohet me certifikatë pronësie, por ende nuk ka një zgjidhje ligjore të problemit nga institucionet përkatëse. Familja ka dhënë sërish një javë afat, më pas do ta bllokojë sërish autostradën, duke kërcënuar me vetësakrifikim.(s.g/Balkanweb)