E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria, s'kerkoi falje per Shkodren

Partia Socialiste i kerkoi dje kryeministrit Sali Berisha, qe te mos mjaftohet me rezoluta boshe ne seanca te quajtura te jashtezakonshme edhe pse Kushtetuta i percakton ndryshe, por te filloje urgjentisht marrjen e masave konkrete, per te ndihmuar banoret e zonave te permbytura. Deklarata u be nga deputeti socialist Ilir Beqja, i cili permes nje komunikimi per mediat deklaroi se qeveria e Sali Berishes, jo vetem qe u beri gjemen banoreve te Shkodres, por po deshmon sot se eshte krejtesisht e paafte dhe e papergatitur per t'i ndihmuar ata. Sipas tij, shqiptaret paten rastin te shihnin nje nga shfaqjet me cinike e me te shemtuara ne jeten e parlamentarizmit shqiptar: Nje seance plenare te parashikuar ne nenin 74 te Kushtetutes, por qe fatkeqesisht pati si qellimin e saj te vetem, genjeshtren dhe ngritjen ne "qiell" te punes se qeverise Berisha. Seance e cila, sic tha zyrtari i larte socialist, fale korrupsionit dhe paaftesise se qeverise, ia doli me sukses te mbyte me mijera hektare toke, te shkaterroje me mijera shtepi e te rrenoje mundin e punen e dhjetera mijera qytetareve shqiptare. "Ne ore te tera ligjeratash e fjalimesh mediokre, duke filluar qe nga Sali Berisha, Jozefina Topalli, ministri Energjetikes e gjithe te tjeret, nuk degjuam nje fjale te vetme mbi masat konkrete qe do te merren per te perballuar situaten e krijuar ne Shkoder e per te ndihmuar ata fatkeq, qe gjenden sot ne dite te hallit", deklaroi Beqja. Dhe c'eshte me e turpshmja, sic vlereson nensekretari per Programin ne PS, nuk degjuan asnje grime kerkese falje apo makar nje marrje pergjegjesie nga autoret e kesaj katastrofe". Sepse, sipas tij, per kete mazhorance, Perendia mund te gaboje, por Sali Berisha e Dritan Prifti jo. Deputeti i Partise Socialiste tha gjithashtu se ende nuk jane mbledhur keshillat bashkiake e komunale te zonave te permbytura ku Partia Demokratike ka shumicen dhe ku ende nuk ka filluar vleresimi i demeve. Nensekretari per programin theksoi se ne momentin kur mblidhte Komitetin Nderministror te Emergjences, Sali Berisha miratonte buxhetin afatmesem 2011-2013, ne te cilin nuk reflektohet aspak kriza ekonomike, por as kriza e permbytjeve. "Per kete arsye ne i bejme thirrje Sali Berishes: Te filloje menjehere me vleresimin e demeve me ekipe profesionistesh te perbere nga inxhiniere ndertimi per vleresimin e banesave, agronome per vleresimin e demeve ne te mbjella, veterinere ne vleresimin e demeve ne gjene e gjalle dhe zooteknike ne vleresimin e demeve te bazes ushqimore", apeloi Ilir Beqja. Gjithashtu ai kerkoi nga kreu i ekzekutivit qe te beje ndryshimet e nevojshme ne ligjin e buxhetit te shtetit per te siguruar fondet per demshperblimin. Njekohesisht, socialistet kerkojne qe Kryeministri te filloje asistencen e menjehershme financiare per familjet qe tash e dy jave nuk kane me asnje mundesi te gjenerojne te ardhura. "Se fundi, i bejme po ashtu thirrje Sali Berishes, qe te heqe dore urgjentisht nga selektiviteti politik ne dhenien e ndihmave", perfundoi fjalen e tij, deputeti i PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›