E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Maradona pranonte ryshfet

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 13:07

Diego Maradona, i cili më herët gjatë javës akuzoi pasardhësin e tij në postin e selektorit të Argjentinës, Sergio Batista, për marrje të ryshfetit, është po ashtu i përfshirë në korrupsion.

Gabriel Buono, ish sekretari privat i Maradonës, ka akuzuar ish selektorin e Gauçosëve duke thënë: “Ai flet për ryshfet, por nëse kërkoni dikë që është i korruptuar, i pari është Maradona, i kam të gjitha dëshmitë”.

Maradona shkaktoi polemika të enjten kur akuzoi Batistan për marrje të ryshfetit për përfshirjen e disa futbollistëve të caktuar në ekipin kombëtar. Batista ishte shkarkuar në korrik pas paraqitjes dëshpëruese në Copa America, edhe pse zëvendësoi Maradonën pas Kampionatit botëror 2010.

Batista u përgjigj duke kërcënuar me masa ligjore Maradonën, i cili aktualisht është trajner i skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wasl.

Maradona kishte sugjeruar se Batista bëri marrëveshje të caktuara në mënyrë që t’u ofronte garanci disa futbollistëve rreth përfshirjes së tyre në ekip. Batista mohoi akuzat e Maradonës dhe tha se do të merr masa ligjore për “trillimet e Maradonës”, të cilat i sheh si shenjë zemërimi pas shkarkimit nga posti i selektorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›