Partite si biznese regjistrohen e nuk hyjne ne zgjedhje

Partitë e vogla ende nuk kanë arritur të rimëkëmben nga nokauti zgjedhor i dy viteve të fundit. Nga 108 parti politike të regjistruara në gjykatë deri në fundin e vitit të kaluar, vetëm 6 prej tyre janë sot pjesë e Parlamentit. Të tjerat janë kthyer në një formë të mirë biznesi për të zotët e tyre.
Ligji për partitë politike i jep të drejtën një subjekti të ri politik të përfitojë një ndihmë financiare me vlerë 1 milion lekë nga buxheti i shtetit. Në vijim të kësaj, një parti politike duhet të disponojë në aktin dhe statutin e saj 3000 firma nga personat që e mbështesin atë. Por jo vetëm zgjedhjet e fundit, por edhe ato të mëparshmet tregojnë se këto këto firma nuk përkthehen në votë.
“Fakti që kemi kaq pak parti në parlament sot që flasim tregon që një pjesë e madhe ose maxhoranca e njerëzve pra, e këtyre 3 mijë njerëzve që do të aprovonin një parti politike nuk votojnë më për këtë parti. Pra, kuptohet që partitë politike po shndërrohen në një lloj biznesi në Shqipëri”-tha Totozani.
Duket qartë se ora për partitë e vogla është ndalur. Kodi aktual zgjedhor pengon të vegjlit të avancojnë përballë dy subjekteve të mëdha politike. Por edhe retrospektiva e 20 viteve më parë, tregon po të njëjtën shenjë për të vegjlit.
Subjektet e vogla politike sa vijnë dhe shfaqin një tendencë tkurrje të elektoratit të tyre. Performanca e dobët në elektorat ka bërë të vështirë vazhdimësinë e aktivitetit të tyre politik, duke krijuar nevojën për shkrirje të tyre me partitë e mëdha ose daljen përfundimtare nga skena politike.
Erjon Ajazi