E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnastikë/ Çuko e Bregu, në Moskë për Kupën e Botës

Në 27 maj gjimnastet Ornela Cuko dhe Abeliana Bregu do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Moskë. Përpara nisjes për në kryeqytetin rus sportistja Cuko ka bërë së fundmi edhe një garë kontrolli në klubin shuëmsportësh ‘Partizani'. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Bardhyl Hoxha njoftoi se në këtë test Cuko tregoi një formë shumë të mirë. Sipas sekretarit Hoxha, i cili do të jetë edhe shefi i delegacionit kuqezi, Cuko do të konkurojë mes gjimnasteve më të mira në botë në dy vegla, në kërcim kali dhe në tra ekuilibër. Ndërkohë sportisja e ekipit të Lushnjës, do të konkurojë në paralele dhe në tra ekuilibër. Dyshja e gjimnasteve do të shoqërohet nga trajneri Edmond Koloneci. Kupa e Botës do të jetë përcaktuese më pas për Cukon për finalet e Spanjës që do të zhvillohen në muajin tetor. Hoxha shoti se nisja për në Moskë do të bëhet ditën e martë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›