Kreshnik Qato sot në 03.00 të mengjesit në ring
Boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, do të hedhë një tjetër hap të madh në karrierën e tij, pasi 30-vjeçari do të zhvillojë më 20 dhjetor 2008 ndeshjen për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshën e mesme në versionin WBF.Siç dihet, më 4 prill, Kreshnik Qato u ndesh me portugezin Vitor Sá në duelin për kurorën e kampionit të botës të World Boxing Foundation, duke fituar me pikë pas një ndeshjeje të bukur prej plot 12 raundesh.Ajo që e bën më të veçantë duelin e shqiptarit më 20 dhjetor me amerikanin e me origjinë guatemalo-meksikan, David Estrada, është se ai do të zhvillohet në kompleksin sportiv "Burr Arena" të Universitetit "Howard" në Uashington D.C.Mbrëmja e 20 dhjetorit në Pallatin e Sportit "Burr Arena" të Universitetit të Howardit në Uashington ofron spektakël të pandërprerë, që do të nisë në ora 19:00, me orën lokale (01:00 pas mesnate të dielën me orën shqiptare).Kështu, përveç duelit Kreshnik Qatos (17 fitore - 2 me "knock out" - dhe 6 humbje) dhe David Estradës (12 fitore - 9 me "knock out" - dhe 10 humbje), i cili është edhe sfida më kryesore e mbrëmjes, do të zhvillohen edhe 3 ndeshje të arteve marciale, 3 ndeshje të boksit amator dhe 3 ndeshje të tjera të boksit profesionist, nga të cilat dy janë për mbrojtjen e titullit. Interesant është edhe dueli i peshës së rëndë midis Hores Grant (13 fitore - 8 me "knock out" - dhe 2 humbje) dhe Çarls Braun (6 fitore - 3 me "knock out" - dhe 15 humbje), apo dueli për kurorën panamerikane të versionit WBF, midis kampionit në fuqi, Uejn Kuperit (8 fitore - 5 me "knock out" - dhe 1 humbje) dhe sfidantit Uilliam Prieto (5 fitore - 2 me "knock out" - dhe 2 humbje). Një ndeshje interesante është dueli amator midis Xhesi Brinklit (31 fitore - 21 me "knock out" - dhe 5 humbje) dhe Xhejms Xhonsonit (23 fitore - 13 me "knock out" - 3 barazime dhe 30 humbje).Në ring do të ngjiten disa boksierë të rinj dhe premtues, siç është Markis Tejlor, i njohur me nofkën "Bulldogu" dhe që vjen nga Palestra e Boksit "Tony", e njohur np Uashington. Ndërkohë, sipas organizatorëve, çmimet e biletave për të ndjekur spektaklin në arenën 3,000-vendëshe të Universitetit "Hoëard" janë 100 dollarë amerikanë për 600 vendet rreth e rrotull ringut dhe 25 dollarë amerikanë për tribunat rreth e rrotull.Ndonëse nuk jepet një shifër e saktë, nga pala amerikane mësohet se kostoja e gjithë këtij evenimenti të madh, pritet të kapë shifrën e 500,000 dollarëve. Ndërkaq, burime pranë palës shqiptare, që siç dihet prej dy vjetësh është kompania e mirënjohur "Yldon" Sh.p.k. dhe presidenti i saj, Ylli Ndroqi, bëjnë të ditur se 1/3 e kësaj kostoje do të përballohen pikërisht nga kjo kompani, e cila ka qenë padyshim edhe mbështetja e pareshtur që e ka çuar boksierin e mirënjohur drejt kulmeve të paimagjinueshme të karrierës së tij.