E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshohen Kreshnik Qato dhe David Estrada për sfidën e boksit

U bë peshimi i boksirëve Kreshnik Qato dhe David Estrada të cilët do të përballen rreth orës 21.00 me orën lokale ose 03.00 të mëngjesit me orën tonë. Kreshnik Qato kishte peshën 72 kilogramë e 400 gramë ndërsa kundërshtari Estrada peshonte 72 kilogramë fiks. Pesha maksimale e lejuar është 72 kilogramë e 600 gramë. Gjatë kësaj mbrëmje do të luhen 10 ndeshje, por ndeshja më e rëndësishme konsiderohet ajo mes boksierëve Qato-Estrada. Mbrëmë Qato ka zhvilluar për një orë një intervistë për televizionin lokal të Washingtonit, në të cilin kishtë një numër të pafund telefonatash dhe shikuesish amerikanë. Pyetjet më të shumta që iu drejtuan Kreshnik Qato-s ishin pse të quajnë "Shqiponja" , pse vendose të mbrosh titullin në SHBA, etj. Pyetjes se pse kishte zgjedhur SHBA-në për këtë ndeshje Qato u përgjigj, "SHBA-ja është djepi dhe ëndrra e boksierëve profesionistë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›