Alonso: Duhet ta japim maksimumin për ta mposhtur Arsenalin
Mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso, beson se Të Kuqtë duhet të luajnë me forcat maksimale nëse dëshirojnë të shënojnë fitore kundër Arsenalit në Emirates të dielën."Arsenali vlen vetëm tre pikë. nëse dëshirojmë të qëndrojmë në krye të tabelës duhet t'i mposhtim me çdo kusht. Edhe pse ata ndodhen larg kreut të tabelës, nuk duhen përjashtuar si pretendentë për titull"."Fitoja kundër Chelseat në Stamford Bridge na ka dhënë shumë vetëbesim. Tash, duhet ta përsëritim atë ndeshje edhe kundër Arsenalit, nëse dëshirojmë fitore", ka thënë Alonso.