Berisha në Slloveni: Rëndësi bashkëpunimi rajonal
Bashkëpunimi rajonal, është padyshim substancial për të gjithë ne që aspirojmë integrimin në BE. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në nisjen e konferencës së nivelit të lartë me liderë të Ballkanit Perëndimor: "Bashkë për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Europës", në Brdo të Sllovenisë. Duke shprehur keqardhje për mungesën e Boris Tadic, presidentit të Serbisë, Berisha tha se vendi i tij ishte pikërisht në këtë konferencë.
Ndërkaq, ai ka përshëndetur pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci, duke u shprehur se Kosova po konsolidohet si faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Berisha e ka konsideruar zhvillimin e konferencës si mjaft të rëndësishme, duke u shprehur se Shqipëria i kushton rëndësi bashkëpunimit rajonal, si dëshmi e një transformimi të thellë.
Anisa Braho