Interi, me Palermon për rikthimin në kampionat
Objektivi për skuadrën e Hoze Mourinjos është i qartë: tri pikët janë detyrim, pasi me rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit, hapat e gabuar do të rrezikonin seriozisht titullin kampion. Seria A tashmë është më e hapur se asnjëherë më parë gjatë këtij sezoni dhe një ndalesë në këtë fazë të kampionatit, mund të rezultojë katastrofike.
Nga ana tjetër, Palermo synon të sigurojë një vend mes katër më të mirëve në fund të sezonit, në mënyrë që të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. Duke pasur parasysh objektivin e ekipit të Delio Rosit dhe faktin që në “Renzo Barbera” Palermo nuk fal askënd, mesazhi për Interin është i qartë: nuk do ta kenë aspak të lehtë sot në mbrëmje.
Hoze Mourinjo vazhdon periudhën e “luftës së ftohtë” me sulmuesin Mario Baloteli. Portugezi as kësaj here nuk e ka përfshirë 20-vjeçarin në listën e të grumbulluarve, vendim që është mbështetur edhe nga presidenti Masimo Morati. Me shumë mundësi, “I veçanti” do të luajë me skemën 4-3-1-2, me Marigën si titullar në mesfushë.
Palermo – Inter, formacionet e mundshme:
Palermo (4-3-1-2): Sirigu; Cassani, Kjaer, Bovo, Balzaretti; Migliaccio, Liverani, Nocerino; Pastore; Cavani, Miccoli. (Benussi, Goian, Blasi, Bertolo, Simplicio, Hernandez, Budan). Trajner: Rossi
Inter (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Mariga, Cambiasso, Stankovic; Sneijder; Eto'o, Milito. (Toldo, Materazzi, Cordoba, Santon, Quaresma, Thiago Motta, Pandev). Trajner: Mourinho
Gjyqtar: A. Damato