E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera, Real pret Gijonin, Barça udhëton drejt Zaragozës

Pas javës së 26-të La Liga vazhdon të udhëhiqet nga Reali dhe Barcelona me pikë të njëjta (65). Por numri i golave të shënuar nga “galaktikët” (71) kundrejt atyre të katalanasve (64), bën që Reali të renditet në vendin e parë.

Sot në mbrëmje në orën 20:00 skuadta e Manuel Pelegrinit do të presë në “Santiago Bernabeu” Sporting Gijonin, objektivi i të cilit është të sigurojë matematikisht mbijetesën mes më të mirëve.

Kurse kryeqytetasit do të synojnë vazhdimësinë në kampionat, për të mos humbur shpresat në fitimin e një trofeu ngushëllues pas dështimit në Ligën e Kampionëve. Nesër në orën 21:00, Barcelona do të luajë në fushën e Zaragozës, që noton në ujëra të turbullta.

Primera Divizion, java e 27-të:

Të shtunën
(ora 18:00)
Athletic Bilbao - Getafe
Deportivo La Coruna - Valladolid
Xerez - Tenerife

(ora 20:00)
Real Madrid - Sporting Gijon

(ora 22:00)
Espanyol - Sevilla

Të dielën
(ora 17:00)
Malaga - Villarreal
Mallorca - Atletico Madrid
Osasuna - Racing Santander

(ora 19:00)
Valencia - Almeria

(ora 21:00)
Zaragoza - Barcelona

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›