E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Ibra, te Grafite e Forlan: golashënuesit në krizë

Deri në këto momente, kryegolashënuesit e sezonit të kaluar në pesë kampionatet kryesore europiane (Ibrahimoviç në Itali, Grafite në Gjermani, Forlan në Spanjë, Ginjac në Francë dhe Anelka në Angli) kanë realizuar së bashku vetëm 46 gola. Sezonin e kaluar, shuma e golave të shënuar nga po të njëjtët lojtarë arrinte në 128.

Për shembull, nga 28 gola që realizoi gjithsej vjet, golashënuesi më i mirë i Bundesligës, braziliani i Volfsburgut, Grafite, në këtë sezon ka mbetur në kuotën e tetë golave. Edhe Ibra nuk është më mirë, pasi në kampionat ka shënuar vetëm 12 gola me fanellën e Barcelonës, ndërkohë që vjet, pas një “beteje” deri në fund me Militon dhe Di Vaion, arriti në kuotën e 25 golave.

Në Premier Ligë, Nikolas Anelka e mbylli sezonin e kaluar me 19 gola, ndërkohë që aktualisht ka shënuar vetëm tetë (megjithëse francezi nuk luan si sulmues i mirëfilltë). Në fund, Pjer Ginjac, sulmuesi i Tuluzës në kampionatin francez, sezonin e kaluar realizoi 24 gola. Por deri në këtë pikë të sezonit aktual, francezi ka mbetur në kuotën e gjashtë golave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›