Boksi amator në Berat, 11 kampionë80 boksierë amatorë i janë nënshtruar një testi tre javor,dhe nga ku 22 boksierët më të mirë që garuan në 11 pesha të ndryshme.

Publikoje ne rrjetet sociale:
Në ambientet e palestrës së boksit "Bernard & Hasan" të qytetit të Beratit,është zhvilluar kampionati i 11 lokal i boksit,i cili në është ndjekur nga entuziazmi i madh i më shumë se 600 shikuesve.
Spikat padyshim për nivelin e lartë të organizimit, nga ana e kryetrajnerit të njohur të ekipit të Tomorit Gentian Bega,i cili jo vetëm që mbetet një trajner pasionant dhe serioz në punën e tij,edhe në kushte kaq të vështira me të cilat përballet prej një periudhe relativish të gjatë,por dhe që është edhe ideatori i kësaj tradite të shkëlqyer të sportit të boksit.
Duke u mbështetur në këtë rast edhe nga Klubi Shumësportësh Tomori me sekretar Albano Cepani,si dhe nga vetë Bashkia e Beratit nën kujdestarinë e kryebashkiakut Fadil Nasufi.
Ndërsa për të bërë të mundur mbarëvajtjen dhe sponsorizimin e këtij kampionati lokal,vlen të përmëndet mbështetja financiare e deputetit të qarkut Berat Fidel Ylli, që ka kontribuar me shumën e 30 mijë lekëve të reja,si dhe e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Pelivan Shatri që ka dhuruar 13 komplete sportive në shumën e 25 mijë lekëve të reja për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet,pa lënë mënjanë edhe një tjetër sponsorizim nga presidenti i njohur vëndas i firmës ALFA SHPK,Gëzim Dervishi, cka ishte dhe një tregues se ndonëse aktiviteti ishte me karakter lokal,kurba e interesit si dhe shuma financjare e përfituar nga boksierët fitues kapte shuma të konsiderueshme. 80 boksierë amatorë i janë nënshtruar një testi tre javor,dhe nga ku 22 boksierët më të mirë që garuan në 11 pesha të ndryshme.
Në përfundim me përjashtim të dy cifteve që hapën dhe mbyllën aktivitetin,të cilët ishin boksierë profesionistë të Tomorit dhe që bënë një shfaqje demostrative, fituesit sipas këtyre peshave dhe shkollave ishin: në peshën 35 kg Ergest Nano(Th.Tani) 50 kg Arsen Toska(B.D.Karbunara) 51 kg Johan Nona(Sh.Lakra) 54 kg Juxhin Raxhi(Z.Toska) 57 kg Fatmir Veizi (1 Maji) 63 kg Andrea Cibuku(K.Capo) 69 kg Silvano Demo(A.Xhindole) 64 kg Fatmir Arapi (Th.Tani) 70 kg Florian Tabaku( I.Ngjeqari) 75 kg Gjergji Prifti(B.D.Karbunara) Shkolla kampione e këtij aktiviteti u shpall shkolla e mesme e përgjithshme B.D.Karbunara,ndërsa si boksieri më i mirë Fatmir Veizi i shkollës 9 vjecare 1 Maji.
EDI SPAHIU
Numri i klikimeve - 248
E Marte, 15 Dhjetor 2009