E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia shokon Tiranen e mund 2-0 ne kryeqytet

Supersfida

I kane mjaftuar 90 minutat e fundit te javes se 11-te Vllaznise dhe nje ish-i si Mirel Josa per te shokuar Tiranen e trajnerit te ri Nevil Dede ne mes te kryeqytetit. Shkodranet kane bere surprizen ne Qemal Stafa kur kane fituar 2-0 ndaj Tiranes e cila eshte kapur dy here mat nga kuqeblute. Tirana kishte zbritur ne fushe nje skuader me eksperience e cila sipas trajnerit Nevil Dede duhej te kishte menaxhuar me se miri nje kundershtar qe ende nuk kishte gjetur ekuilibrin e duhur. Por Vllaznia eshte krejt e ndryshme nga sa kemi pare deri tani. Demonstron autoritet. Eumlshte e kujdesshme ne te gjitha manovrat qe ndermerr dhe racionale ne rastet qe i jepen. Dy gola realizuar ne pjesen e pare u kane mjaftuar kuqebluve per ti derguar 3 piket ne Shkoder per ta shokuar Tiranen me nje humbje ne shtepi cka tregon situaten plot dritehije dhe luhatje te 24 here kampioneve te vendit. Vajushi ne minuten e 18-te dhe kapiteni Sinani ne minuten e 31-te kane vulosur rezultatin 2-1 i cili mbeti i pandryshuar deri ne fund te lojes. Mirel Josa duket se ka ndryshuar disa gjera per mire te Vllaznia cka e tregoi edhe fitorja ndaj Tiranes ku eshte rritur si futbollist dhe ka trajnuar ndersa Nevil Dede ende nuk ka bindur ende me zgjedhjet e tij pavaresisht se erdhi me shume buje ne stolin bardheblu duke zevendesuar nje trajner te sprovuar si Sulejman Starova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›