E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrush Kuteli ne panair me motive feminie

Botimet Tregime pamflete dhe poezi te pabotuara me pare

Mes titujve te rinj ne panair gjejme edhe Mitrush Kutelin. Ne stenden qe familja i ka kushtuar shkrimtarit prezantohen dy botime te reja Proze dhe vargje te zgjedhura 3 dhe Havadan me havadan. Kuteli prezantohet ne keto dy botime sa me motivet e femijerise aq edhe me pamfletet e botuara ne vitet 40 ne shtypin e kohes. Vellimi i trete me proze dhe vargje te perzgjedhura eshte i parafundit i nje serie qe do te mbyllet me nje vellim te katert. Vendosa te shkoj ne Amerike Fije nga jeta e Theofil Kostorit Te vdekurit I pasuri qe ish i varfer fort etj. jane disa nga tregimet qe kane te bejne me femijerine e po ne te njejtin vellim e me te njejten teme vijne edhe poezite. Disa prej tyre nuk jane botuar me pare dhe jane poezi qe i shkroi ne 2-3 muajt e fundit te jetes se tij thote Atalanta Pasko e bija e shkrimtarit. Sipas saj botimi sjell sipas doreshkrimit tregimet qe vete Kuteli ripunoi ne vitet 60 ndersa ato qe nuk jane ripunuar me vijne sipas botimit te vitit 43- lsquo44. Kjo seri do te permbyllet me nje vellim te katert veprash te zgjedhura. Duhet te kuptojme se nuk perbejne vepren e plote. Vellimi i katert do te perfshije veprat qe Kuteli nuk arriti ti perfundoje. Do te jene dy fragmente te romanit Iliret dhe Mergimi vetem njera pjese e nje romani qe ishte projektuar Mergim e Kthim por arriti te shkruhet vetem pjesa e pare. Pjese e vellimit do te jete edhe nje tregim i shkurter qe kritika shqiptare e ka vleresuar e qe gjysma e tij ka humbur ne shtypshkronje ne vitin 1945 Mbulesa e fundit e Pjeter Kulise tregon e bija. Botimi i dyte i prezantuar ne kete panair i titulluar Havadan me havadan eshte nje liber me pamflete te botuara ne vitet 1940-44 ne shtypin e kohes me nje nga pseudonimet e Kutelit Lugati. Sipas Atalantes ato jane kujdesur qe ne botime te vije versioni qe Kuteli kishte shkruar pa u prekur nga nderhyrjet e redaktoreve te cilat ai vete i lejonte me pikatore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›