E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolivi, deputetja lindvajzë gjatë seancësparlamentare

SUKRE - Një deputete boliviane befasoi kolegët e saj gjatë një seance të parlamentit të qytetit duke sjellë në jetë një vajzë.

Maria Ines Villaroel, 39 vjeçe, anëtare e partisë Lëvizja për Socializëm e presidentit Evo Morales, filloi të ndiejë dhimbje gjatë seancës, por pasi nuk pati mundësi të arrijë deri në spital, disa gra e ndihmuan që të lindte në ndërtesën e parlamentit.

"Ajo lindi vajzë, të dyja janë në spital në një gjendje të mirë shëndetësore", tha Marco Suarez dhe zyra e kryetarit të komunës Riberlate, në afërsi të kufirit me Brazilin.

Seanca ku po diskutohej për financimin e qeverisë lokale, u ndërpre për atë ditë.
(e.n/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›