E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyshi plagos mbesat, Lezhë, 80-vjeçari i qëlloi aksidentalisht

Pakujdesia e gjyshit 80-vjeçar për pak sa nuk u ka kushtuar jetën 2 vajzave adoleshente. Vajzat 14 dhe 16 vjeçe, u plagosën mbrëmjen e së dielës teksa gjyshi 80-vjeçar Zef Zefi tentoi të vriste një qen.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në fshatin Merqi të Lezhës. Në tentativë për të vrarë qenin Zef Zefi ka qëlluar mbi mbesat, të cilat kanë marrë plagë. Vajzat janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Lezhës, ku kanë marrë ndihmën e parë.

Burime nga spitali i Lezhës konfirmuan të hënën se dy vajzat e plagosura janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në fshatin Merqi mbërritën forcat e policisë së Lezhës. Ata bënë ekspertizën e ngjarjes dhe ndaluan 80-vjeçarin që plagosi mbesat.

Materialet në ngarkim të Zef Zefit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›