E Diel, 1 Nëntor 2026

Del në gjyq anglezi qëhyri në dhomat e zhveshjes

KEJP TAUN- Tifozi anglez që shkoi deri në dhomat e zhveshjes të Anglisë pas ndeshjes me Algjerinë, ka dalë sot përpara Gjykatës së Kejp Taunit. Tifozi quhet Pavlos Jozef dhe është 32 vjeç. Gjykata e liroi atë pasi pagoi 45 paund si garanci, ndërsa Jozef është dënuar që të mos ndjekë më asnjë ndeshje futbolli këtë Botëror.
Duke folur për mediat në dalje, tifozi nuk pranoi të bënte komente, por në një intervistë dhënë Sunday Mirror, ai ka deklaruar se shkoi t’u thoshte lojtarëve se janë një fatkeqësi. Hyrja e tij deri te dhomat e zhveshjes të Anglisë, duke kaluar kordonin e sigurisë, bëri që Federata Angleze të ankohej menjëherë në FIFA, duke e quajtur të rëndë incidentin.
Tifozi ishte i nxehur nga barazimi i kombëtares angleze, ndërsa kur shkoi pranë dhomës së kombëtares u ndalua nga Devid Bekham, i cili e ka qetësuar. Tifozi tashmë rrezikon edhe burgun, por do të pritet vendimi.
Në fakt, shkaku i këtij incidenti lidhet edhe me faktin se ndeshjet tashmë sigurohen me policë, për shkak të grevës së punonjësve të stadiumit për mosmarrjen e parave të premtuara.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›