E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boll me me lojen e gjelave

Premiere / Monologu i kercyer i Kim Mehmetit. Gjergj Prevazi nderton me tekste te Kim Mehmetit nje shfaqje danc teater mbi intelektualin ne Shqiperi nje njeri qe i ka prere lidhjet me realitetin. Koreografi Jeta qe kemi ndertuar dhe ajo qe meritojme jane nje kunderti.


Ky eshte nje teater qe ka ne thelb fenomene te perditshmerise te cilat na kthehen ne bumerang per vete cilesite e jetes qe kemi ndertuar keto vite me duart tona. Danc teater ne forme teater politik ne permbajtje.
shte pershkrimi i shkurter i koreografit Gjergj Prevazi per premieren qe shfaqet sonte ne sallen e madhe te Akademise se Arteve. Idete e tij per nje teater politik gjejne shprehje ne dy monologe te shkruar nga shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti te cilet interpretohen ne skene nga Ema Andrea.


Ne-Ku-Nder quhet premiera e trupes qe Prevazi drejton prej vitit 2000 Albanian Dance Theater Company kompani e baletit bashkekohor dhe e danc teatrit me qender ne Tirane. shte prodhim i Akademise se Arteve Albania Dance Theatre CO.
Ne komentin per secilen nga pjeset e titullit Prevazi e identifikon Ne me mungesen e nje konsensusi shoqeror per te ndertuar nje vend qe te na sherbeje ne ne radhe te pare. Nje nga ironite e fatit tone thote koreografi i cili ben edhe konceptin regjisorial te shfaqjeve te veta eshte se cilesite e bashkejeteses i kerkojme jashte vendit tone jashte nesh.


Ku eshte nje orientim ne drejtim te natyres se pergjegjesise te permendur me lart.
Nder eshte nje kalim neper gjithe labirintet tona si qenie njerezore.
Spektakli eshte ngritur ne kembe keto dy muaj por Gjergjit i duket se eshte bere enkas nga dje per aktualitetin.
shte nje veper postmoderne thote ai danci nderthuret me tekstin e folur gjestin muziken efektet.


Kercimtare jane Linda Shllaku Elton efa Sueda Hoxha Mateo Nushi Aledia Kondaj Labinot Rexhepi Klaudia Zace Ardit Logu Elona Zyberi.
Tekstin e ka shkruar Kim Mehmeti me porosi te koreografit. Te dy jetojne ne qendra te ndryshme shqiptaresh njeri ne Shqiperi e tjetri ne Maqedoni dhe ndajne shpesh mendime per shoqerite te cilave iu perkasin. Na bashkon sensi kritik nje prirje qe publicistika e Kimit e ka vokacion te perhershem. Por natyrisht qe ai mbi te gjitha eshte nje artist.


Jane dy monologe te gjate ne shfaqje qe flasin per gjendjen sot. Personazhi perfaqeson nje intelektual idealist qe perpiqet te ndertoje filmin e tij te kujteses dhe te kuptoje nje realitet qe i del i kundert me ato qe ndodhin. shte nje njeri i shkeputur nga realiteti. Pasqyre e tij eshte shoqeria e dobet civile. Gjergj Prevazi mendon se ne pergjithesi ne jemi te prire te krijojme nje atmosfere bipolare se sa te degjojme te urtet. Kjo eshte semundje tradicionale e jona nuk eshte e re.


Shfaqja ka nje simbolike te realitetit te kthyer permbys. Ashtu si ne lojen e femijeve qe zbaviten duke e pare permbys. Ne krjimtarine time une i kthehem botes se femijeve. Per mua ajo eshte nje bote e permbushur. Dikur kam enderruar te bej kete qe bej.
Me kthimin ne femini koreografi nenkupton nje gjuhe sa simbolike qe do ta kete spektakli i sotem per te shprehur dicka qe vlon nga brenda per te dale ne siperfaqe
aq edhe shpirterore shpetimtare arkeologe e kuptimeve qe ia ngushtojne fushepamjen nje njeriu te rritur. Transfigurimet feminore mund ta bejne kete realitetin tone qe kemi perballe me interesant. Boll me me lojen e gjelave


Shume linja mbulohen nga nje seri muzikore e veprave te autoreve bashkekohore Hugues le Bars Teo Paoli Nicholas Lens Scorpions po edhe nga autore shqiptare Aleksander Gjoka dhe Eranda Libohova.
Ne-Ku-Nder shfaqet ne Akademine e Arteve edhe neser ora 1900. Videoart Ilir Kaso Kamera Tristan Sherifi ass/koreograf Elton efa.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›