E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruzhdia deshmitari Votova per djalin ne Greqi

GJYQI/ Buran Danaj deshmoi dje para gjykates se ne kohen e zgjedhjeve te pergjithshme kishte hedhur voten per bashkeshorten dhe djalin qe ne ate kohe nuk ndodheshin ne Shqiperi por ishin jashte shtetit. Kjo deshmi eshte mbeshtetur edhe nga gruaja e tij.


FIER - Procesi gjyqesor Ruzhdie ka mbyllur diten e premte maratonen e seancave gjyqesore duke ia lene radhen pretences se prokurorise dhe vendimit te gjyqesorit. Diten e premte gjate nje seance me dyer te mbyllura pa pranine e mediave jane marre ne pyetje dy deshmitaret e fundit te ketij procesi gjyqesor bashkeshortet Buran dhe Fatmira Danaj. Te dy keta deshmitare kane deklaruar te njejten gje se njeri prej tyre dhe pikerisht Burani ka firmosur me shume se nje here per djalin qe kishte ne Greqi dhe bashkeshorten e tij duke konsumuar keshtu vepren penale te shkeljen e fshehtesise se votimit parashikuar nga Kodi Zgjedhor. Seanca e cila ka zgjatur me shume se 1 ore ka kaluar mes tensionesh mes deshmitareve dhe komisionareve bazuar ne deshmite e deshmitareve te thirrur nga organi i akuzes.
Ne sallen e gjyqit kane qene te pranishem edhe avokatet mbrojtes Zenun Hajdermataj Rozeta Plaku Edmond Toska Vladimir Cjapi dhe Toto Avdia.

Ky proces i gjate gjyqesor i cili nisi menjehere pas zgjedhjeve te vitit 2009 ka te pandehur nente ish-komisioneret e qendres se votimit nr.3052 ne fshatin Ruzhdie Fier Bujar Kararaj Shezaim Kararaj Veledin Myftaraj Pellumb Myrtaj Robert Myftaraj Ervin Myftaraj Pellumb Ferzaj Qazim Aliaj si dhe banorin e Ruzhdies Elmaz Donaj.
Pasi jane grumbulluar te gjitha deshmite dhe provat materiale te serviruara nga mbrojtja dhe akuza perfaqesuar nga prokurori lirim Sina gjyqtari i ceshtjes Roland Jaupaj ka vendosur shtyrjen e seances se gjyqit per ne daten 11 shkurt ne oren 1230 duke pretenduar keshtu edhe dhenien fund te ketij procesi te gjate gjyqesor i shtyre here pas here per mungesa te paleve.


Ruzhdia u kthye ne nje ceshtje nderkombetare per zgjedhjet parlamentare shume te kontestuara nga opozita aktuale. Nga hetimet e prokurorise rezultoi se ne kete zone zgjedhore kishin votuar edhe persona qe ne daten 28 qershor 2009 nuk ishin fare ne Shqiperi numrat e identifikimit nuk perkonin me personat si dhe shkelje te ndryshme. Si rrjedhoje e ketij rasti nga ana e opozites u kerkua qe te nisnin hetimet edhe per zona te tjera zgjedhore nderkohe qe emri Ruzhdie u kthye ne nje kryefjale ne fjalorin politik/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›