E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket 22 nga gardistet e raportuar si te plagosur jane lenduar nga gazi lotsjelles

GARDA

TIRAN- Gardistet qe plagosen dhe pesuan lendime trupore nga sendet e forta gjate demonstrates se 21 janarit paraqiten ne Institutin e Mjekesise Ligjore per te kryer ekzaminimet perkatese edhe pse nje dite me pare drejtuesit e Gardes se Republikes refuzuan nje vizite te tille mjekesore. Ka qene pasditja e se enjtes kur disa gardiste te plagosur dhe lenduar i jane drejtuar Institutit te Mjekesise Ligjore per te kryer ekzaminimet e plageve te marra qe me pas jane renditur ne nje akt-ekspertim qe pritet ti bashkohet dosjes hetimore ne ngarkim te demonstruesve. Mesohet se gardistet e lenduar jane shoqeruar nga mjeku i institucionit te tyre i cili ka dorezuar edhe regjistrin me emrat e 81 gardisteve qe kane marre mjekime te ndryshme brenda Gardes se Republikes nga personeli mjekesor.


Nga 81 te plagosur e lenduar 22 prej tyre kishin marre mjekime per shkak te demtimeve te shqisave te te parit dhe nuhatjes nga gazi lotsjelles i hedhur diten e demonstratave nga forcat e nderhyrjes se shpejt te policise. Ndersa 59 prej te tjereve kishin marr lendime trupore te ndryshme nga sendet e forta si gur fishekzjarr molotove e pllaka te betonit te hedhura ndaj tyre diten e demonstrates-thuhet nga ekspertet e Mjekesise Ligjore. Pervec gardisteve punonjesve te policise dhe gazetareve qe jane qelluar nga efektivet blu edhe agjentet e policise te veshur civil dhe qe ndoqen demonstraten mes turmes kane pesuar demtime. Lendime keto si nga gazi lotsjelles guret e hedhur nga policia si kunderpergjigje por edhe nga shkopinjte e gomes te kolegeve te tyre te cilet ne oret e pasdites vone te se premtes u drejtuan drejt peronave qe ndodheshin ne bulevardin Deshmoret e Kombit apo edhe brenda ndertesave te dy kullave.


Ne mesin e te lenduarve jane edhe disa agjente civile te policise qe ndodheshin mes turmes diten e demonstrates. Keta agjente kishin per detyre te vezhgonin nga afer demonstruesit dhe te identifikonin ne heshtje personat qe qellonin me gure apo sende tjera te paligjshme. Por ne momentin qe forcat e policise hodhen gaz lotsjelles gure apo shkopinj gome drejt turmes edhe ata rane pre e kesaj dhune per te cilen kane marr edhe mjekime ne Spitalin Ushtarak apo edhe ate civil ne kryeqytet-thuhet nga burimet e prokurorise te cilet kane filluar te administrojne ne dosje te gjitha kartelat mjekesore te 7 te plagosurve me arme zjarri dhe te lenduarve te tjere mes demonstruesve policise dhe gardes. Edhe pse tashme shumica prej te lenduarve eshte ekzaminuar nga mjeket e Mjekesise Ligjore keta te fundit ende nuk kane perfunduar raportet perfundimtare qe do i bashkohen dosjes hetimore te procedimit penal per demonstraten e 21 janarit dhe pasojat e asaj dite.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›