E Diel, 1 Nëntor 2026

Bollano Arritjet gjate qeverise Berisha maksimale

Arritjet dhe investimet gjate qeverisjes me PD-ne ka qene maksimal. Shifrat e investimeve qe u realizuan gjate 5 viteve jane 17 milion dollare.

Ne nje emision televiziv kryetari i Bashkise se Himares i cili rikandidon per kete post ka vleresuar maksimalisht zhvillimin dhe investimet e kryera ne bashkepunim me qeverine Berisha. Arritjet dhe investimet gjate qeverisjes me PD-ne ka qene maksimal. Shifrat e investimeve qe u realizuan gjate 5 viteve jane 17 miljon dollare tha Bollano. Vasil Bollano kandidat per here te trete per Bashkine e Himares ne emisionin Tonight Ilva Tare ne Ora Nees ka dhene arsyet programin sikurse dhe arritjet e qeverisjes lokale te tij. Ne 2004 i kushtuam rendesi emergjences prones ujesjellesit administrimit te prones taksave vendore dhe keto arritje jane pozitive. Ne ndeshemi perballe nismave te medha regjistrimi i pronave te qytetareve institucioneve qe kane ne pronesi ne Himare. Nderkaq ne 7 vite qeverisje ne krye te Bashkise se Himares Bollano theksoi se ndonese ka ende mungesa ne tashme kemi pare arritje te medha pasi tashme ekziston nje program monitorimi pune per te realizuar ne 18 programe nderkombetare. Ne 2005 u futem ne programin e Bankes Boterore per master planin dhe sot ndodhemi ne nje kontrate te nenshkruar dhe ne jemi ne vazhden e asaj rruge. Ne po e ruajme dhe po e mbajme Himaren per te qene e famshme. Bollano u shpreh mjaft entuziast dhe me nje besim te plote ai deklaroi se beson tek elektorati i tij per te terhequr nje mandat tjeter. Por me tej ai vuri ne dukje se gjate qeverisjes me maxhorancen bashkepunimi ka qene i frytshem. Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare ishte nje tjeter ceshtje e trajtuar. Per kete Bollano deklaroi Regjistrimi i popullsise eshte nje fenomen i vjeter ne te cilen e kane kryer dhe organizata te ndryshme por ajo cfare kerkon OMONIA eshte nje pyetesor ne kushtet e plotesimit te te drejtave te njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›