E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentit Ivanov i dhurohet elesi i Tiranes

Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama priti dje Presidentin maqedonas Georgie Ivanov. Pas nje bisede qe ka zgjatur rreth 30 minuta kryebashkiaku Rama i dorezoi Presidentit te Maqedonise Celesin e qytetit te Tiranes nje simbol qe i dhurohet te gjithe njerezve te njohur qe vizitojne Bashkine e Tiranes. Kjo ishte dita e dyte e vizites se Presidentit maqedonas Ivanov ne Tirane me ftese se Presidentit te Republikes Bamir Topi. Gjate vizites se tij ne kryeqytetin shqiptar Ivanov pati takime me homologun Topi gjate se ciles u nenshkrua edhe marreveshja per bashkepunim ndermjet dy qeverive ne kuader te procesit te aderimit ne BE me Kryeministrin Sali Berisha si dhe mbajti nje fjale pershendetese ne Kuvendin e Shqiperise. Vizita e Presidentit te Maqedonise Ivanov ne Tirane do te mbyllet me nje takim me minoritetin maqedonas qe jeton ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›