Bollano; Në përpjekje për të hyrë në histori
Të hysh në histori tashmë është bërë një nga gjërat më të lehta. Mjafton të bësh një deklaratë skandaloze si ajo e kryetarit të Bashkisë Himarës dhe nuk duhet pritur shumë që të jesh pjesë e historisë. Ndoshta, deklarata e tij përbën deklaratën më të fuqishme të shekullit të XXI pasi ajo që ai tha, nuk është fjala e një kryebashkiaku të një qyteti të vogël, por fjala e Athinës zyrtare që në një kohë kaq të rëndësishme për mbarë shqiptarët dhe Ballkanin hedh sërish idetë e saj gjakatare për rë zgjeruar kufijtë e saj drejt Shqipërisë.
Ndoshta është fati i shqiptarëve që ka patur fqinj gjithmonë armiq të tipit Bollano që edhe pse i kanë ngrënë bukën kësaj toke gjithmonë janë përpjekur t’i pinë gjakun. Ajo që është për të të ardhur keq, është se një kërkesë për pavarësi të Vorio Epirit e kërkon një kryetar vendor që është zgjedhur me votën e popullit. Kurse turpi më i madh është të bësh krahasime midis pavarësisë së Kosovës dhe asaj të Vorio Epirit. Në një moment kaq kritik dhe të pritur për të gjithë shqiptarët, kur pavarësia e Kosovës po troket në portën e të gjithëve ne, na del një kryetar bashkie brenda territorit shqiptar që kërkon ndarje të pothuajse gjysmës së Shqipërisë.
Veprimi i Bollanos është një tradhëti ndaj një kombi. Deklaratat e tij janë edhe treguesi më i qartë i asaj që ai dhe mbështetësit e tij synojnë për të ardhmen e vendit. Nuk e di se ç’reagime do të bëjë dhe ç’maska do të përdor kësaj here kreu i PBDNJ-së kundrejt një paturpësie të tillë, pasi shumë shpejt do të dalë dhe të kërkojë votën e shqiptarëve sërish për zgjedhje. E sigurisht që sllogani i tyre kësaj rradhe do të jetë “Me jep votën, të të jap pashaportën greke”. Nuk e di se me ç’pafytyrësi do të kërkojnë votën e shqiptarëve të vërtetë këta persona që pështyjnë mbi atë që hanë.
Deklaratat e kryebashkiakut grek të Himarës, vijojnë si pjesë e politikës së Athinës në Shqipëri ku deri më tani duket se ja ka arritur qëllimit duke u futur në gjitha fushat e shoqërisë shqiptare. Nga njëra anë po përdor fenë Ortodokse duke dërguar një kryepeshkop grek sikur ortodoksët shqiptarë të kishin vdekur dhe nuk ishin në gjendje të nxirrnin një drejtues nga gjiri i tyre. Më tej emërojnë një metropolit grek për zonën jugore të Shqipërisë duke e rritur në dy numrin e drejtuesve të ortdoksisë shqiptare e duke siguruar kontrollin e saj. Nuk e di sa krenarë janë ortodoksët shqiptarë kundrejt një skene të tillë ku Athina haptazi po sundon jo vetëm kishën autoqefale (që tashmë duhet të ndryshojë emër) por edhe shpreh dëshirën pa asnjë lloj maske për të qenë zot në trojet e ilirëve dhe të arbëreshëve.
Mjafton të shikosh lejet që ju jepen emigrantëve shqiptarë në ditët e pashkëve dhe një tjetër mesazh i jepet shqiptarëve. Dialogu midis feve nuk duhet cënuar në asnjë mënyrë. Shqiptarët e besimeve të ndryshme kanë ditur të bashkëjetojnë në mënyrë perfekte. Por kësaj here fjala për t’i dhënë përgjigje tradhëtisë së Bollanos, u takon së pari të gjithë atyre ortodoksëve, të cilët e ndiejnë veten sado pak shqiptarë dhe që mendojnë se nëse do të jenë pjesë e këtij skenari Bollanoist, historia do t’i gjykojë ata pas shumë vitesh.
Nga ana tjetër, sistemi bankar shqiptar ka përfundur në total në duart e tyre. Pothuajse mbi 60% e sporteleve të parave shqiptare drejtohen nga Athina. Do të mjaftonte vetëm një mbyllje e këtyre sporteleve për disa ditë, dhe Shqipëria do t’i rikthehej sërish ’97-s së zezë.
Duke anashkaluar historinë e turpshme të zhvarrosjes së varreve në Kosinë të Përmetit, duhet theksuar këmbëngulja e grekëve për futjen e gjuhës së tyre në arsimin shqiptarë. Grekët aktualisht po abuzojnë me liritë që Shqipëria u ka njohur atyre në këtë vend. Bollano dhe shokët e tij, duke se po kthehen në origjinë. Ata harrojnë aktet e turpshme që me mënyrat më ç’njerëzore kanë ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Grekët e Shqipërisë, po të kenë sado pak nder dhe burrëri, po të kenë marrë sado pak nga cilësitë e shqiptarëve, duhet të dalin dhe të kundërshtojnë Bollanoistët e Vangjel Dule Karamanlis.
Është turp që në shekullin e XXI, shqiptarët po ndiejnë nevojën e poezive të rilindasve të shekullit të XIX. Nuk dua të futem tek politika e Tiranës, pasi ajo tashmë nuk ekziston. Duke filluar nga partitë më të mëdha të mazhorancës e deri tek ato më të voglat e opozitës, tashmë janë të gjitha të përdhosura në mënyrën më vulgare. Fjala ime i drejtohet të gjithë atyre himariotëve që në historinë e Shqipërisë njihen si patriot që të marrin gjak në vetull, që të dalin në shesh dhe të dëbojnë një herë e mirë “Thuan” e Athinës në Jug të Shqipërisë. Ka ardhur koha, kur Bollano e të tjerë si puna e tij, jo më vetëm të largohen nga skena politike,por pse jo t’u hiqet edhe nënshtetësia shqiptare.