E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova thembra e Akilit

Rreziku i akrobacisë së procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës do të çonte vendin dhe rajonin në një luftë ballkanike me përmasa shkatërruese ku bashkësia ndërkombëtare respektivisht Unioni Europian do të gjendeshin në një pozicion të lëkundjes së sistemit të saj dhe supermacisë ,si dhe të ngërrcit të vlerave europiane brenda këtij Unioni. Se sa e ndjeshme është cështja e Kosovës dhe staustusi i saj këtë e dinë të gjithë ata që kanë analizuar dhe kanë parë historinë ,emocionet , kulturën dhe ndjenjat e këtij vendi dhe rajoni ,do të mund të thonin se vërtet ky vend dhe ky rajon do të na rikujtonte thembrën e Akilit, atë të ndjeshmërisë dhe pikës së problemeve ku mund të rrezikohet nga vullkane politike po të mos paqësohen dhe zgjidhen këto sëmundje ballkanike.

Meqë të gjitha problemet që ishin pjesë e ndërtesës së krisur dhe të pathemelta të ish-jugosllavisë tani kanë marrë normalitetin pas pavarësimit dhe daljes nga kjo ndërtes tani më e shkatërruar , kështu që tani trumbeta po bie edhe për Kosovën ashtu që me pavarësinë e saj kjo ndërtesë të pastrohet nga mbeturinat dhe të ecet në drejtim të integrimeve dhe paqësimeve rajonale nga mentaliteti dhe në këtë mënyrë të drejtohet në rrugën dhe progresin e botës demokratike perëndimore.

Kohët e fundit janë shtuar disa zëra se procesi i statusit të Kosovës të mos shikohet me syrin e shpejtësisë së zgjidhjes së kësaj cështje në KS të OKB –së por të rishikohet dhe vazhdohet më një qasje më ndryshe nga ajo që ishte deri më tani , këtë si duket po e bëjnë Rusët dhe Kinezët kohëve të fundit dhe disa vende që nuk din shumë për historinë e Kosovës dhe rajonit në përgjithësi. Këto shtete që janë pjesë e OKB dëshirojnë që ta kthejnë procesin e zgjidhjes në komplikime rajonale dhe globale duke i hapur rrugë nxitjes së problemeve edhe në vende tjera të natyrave të ndryshme dhe me nje histori thellësisht të ndryshme dhe të largët. Se sa është e arritshme kjo politike e emocioneve e letrave të thata e dekleratave të ftohta dhe tepër naive si ato të Rusisë dhe Kinës të bëra këtyre ditëve në mbështetje të politikës dhe kërkesës së serbëve të Beogradit , si duket nuk do të u shkoj përshtati dhe nuk do të bjerë guri në shtratin e tij pasi ai më është lëvizuar dhe kërkon një vend historik dhe një të ardhme të ndritur.

Ndërkaq këto shtete si Rusia dhe Kina dhe të tjera nuk duhet të përzihen në lëndën e presidentit Ahtisarii të dërguar në KS të OKB -së, sepse Kosova është thënë se është një rast suigeneris dhe si i tillë duhet të mbyllet procesi i definimit të statusit të saj. Duhet të kemi parasysh edhe këtë se Populli i Kosovës e ka bërë të veten .Tani populli i Kosovës ua ka besuar fatin historik udhëheqësve të tij dhe natyrisht edhe bashkësisë ndërkombëtare respektivishte SHBA-së. Dhe se këta udhëheqës kanë dal nga ky popull, kanë bërë të njejtat sakrifica, kanë të njejtat aspirate ashtu si edhe ndërhyrja e SHBA-së . Prandaj të gjithë lipset ta dinë se asgjë nuk mund të vendoset pa konsideruar vullnetin politik të popullit të Kosovës dhe aq më pak nuk mund të vendoset përkundër interesave të tij legjitime si dhe pa e konsideruar ndihmën dhe ndërhyrjen e SHBA-së dhe NATO-së .Ndërsa procesi i tanishëm dhe zhvillimet e fundit në terren tregojnë se stabiliteti dhe siguria janë vlera të shtuara positive për të argumentuar në favor të të merituarit të statusit të ardhshëm të Kosovës si shtet i pavarur me një mbikqyrje ndërkombëtare si nevojë e brendshme e këtij stabiliteti dhe të qëndrueshmëris së rajonit në përgjithësi.

Faktikisht në këtë proces për politikanët e Kosovës, vëmendja nevojitet të mbahet e fokusuar në tri prioritete themelore : së pari në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së brendshme , për të parandaluar cdo shqetësim , ngjarje apo incident që i dëmton ato; së dyti për të vijuar frymën bashkëpunuese , fleksibilitetin dhe konstruktivitetin në bashkëpunim me SHBA-të; së treti të mos largohet vëmendja, se Kosova e ka vendin e saj drejt evropës dhe vetëm e ardhmja e saj është integrimi në sistemin e vlerave evropiane.Në këto prioritete kërkohet puna dhe angazhim i madhë nga politikanët e Kosovës . Ndekja e këtyre tri prioriteteve në bashkëpunim me faktorët relevant ndërkombëtarë do ta shpejtonte dhe realizonte strategjinë politike të së ardhmes së Kosovës drejt shtetësisë dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›