E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizimi i krimit duke luftuar atë

Jeta po dëshmon se devalvimi shoqëror arrihet m`u në castet e performancës ideologjike dhe afër skemave politike. Është hipotetike të konstatosh se krimi është ideal i vdekjes dhe se ngatërrimi me të do të thotë " shpëtim" për ajkën e gjërë të senseve pompoze në shoqërinë njerëzore. Krimi organizohet në mënyra të ndryshme dhe në shoqëri të ndryshme. Por , ky krim , do të ringjallej së organizuari duke luftuar atë , këtë fenomen kemi hasur në këtë plagjiatur politike në Republikën e Maqedonisë. Nuk është e hijshme ta gjeneralizojmë problemin kur ai është faktit në këtë rrokaqiell të ngurt dhe real.

Qeveria e Maqedonisë me karvanin e saj nëpër media po frikeson kinse kriminelët për të mos vazhduar me krimin , duke kryer procese gjykimi në afrim të kutive magjike dhe shpesh herë edhe helmuese. Ajo po degradon një pjesë të madhe të rinisë duke helmuar me aksione policore ku thehen kodekset njerëzore dhe morale në shoqëri.

Fëmija i vogël nuk ka nevojë që në moshën e tij të mitur të ushqehet me një botë lufte dhe të krimit. Ai do të duhej të ndjejë atë ledhatinë prindërore dhe të edukohej në frymën fetare duke u njoftuar me lejesat dhe ndalesat fetare deri aty ku ka nevojë të njoftohet. Rastet ideale që ndodhin sot në botë , ato të krimit , realizohen m`u për shkak të atij skandalit demagogjik të qeverive të ndryshme ku përmes reklamave të mëdha mbushin kokën e njeriut dhe e bëjnë steril për jetën dhe vdekjen. Ai do të kap armët dhe do t`i vras edhe shokët e tij më të ngushtë , se u rrit dhe u edukua në një botë që ai nuk mund ta përjetonte dhe nuk mund t`i lejonte vetes lukse të atilla.

Klanet shoqërore dhe politike që kanë ekzistuar dhe që po zgjerohen në Maqedoni , por edhe në vende tjera , po mundohen që të shkruajnë një faksimil reciprok ndërmjet urës së pendimit dhe vajit të degradimit. Është e justifikueshme që ministrja e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë të konfiskoj " ushqim" narkotik që po destinohet në tryezat e vendit , por edhe jashtë , e nuk është e justifikueshme që po kjo ministre të shetis nëpër Shkup me xhipin e saj të vjedhur të lojtarit David Bekam.(shih gazetën shpic)

Bota të cudit , sulmuesit e krimit zakonisht janë lapidar kryesor të saj . Në Serbi një vend ku kërkohet legalizimi i prostitucionit, sulmohet nga po ato politikan të cilët gjysmën e buxhetit të tyre e harxhojnë në po ato prostitute.

Kur jeta filloi që t`iu përshtatet qejfeve vetjake atëhere lindi ai organizmi i quajtur ego. Egoja mahnit edhe bletën punëtore se sa e pa punë që është dhe e dëmshme për shoqërinë. Nëse një bletëz është e paaftë për të bërë mjalt atëherë atë e pret vdekja , po cka duhet t`i pres gjitha këto ego të pangopura në shoqërinë tonë në Maqedoni???
Është e habitshme që në Kosovë , KFOR-i një institucion i ruajtjes së paqes dhe rendit aty , merr në punë 2000 prostituta serbe edhe atë në mënyrë ilegale. ( shih gazetën lajm).

Kjo organizatë legale e cila vepron në Kosovë si epiqendër e drejtësisë në shoqërinë kosovare ushqen ushtarët e saj me seks apome te tjera gjera , por e gjithë kjo ndodh jashta syve të botës dhe në harres të kohës. E ne duhet të krenohemi se cfarë partner të pastërt kemi , se sa civilizues janë Perëndimorët?/! Më vjen që të pucitem me konstatimin mjaft magjik të Lupco Zikov i cili një analizë ekonomike e titullon : " Ha , Ha , Ha dhe dy-tre Ah!".( shih të përjavshmen Kapital).

Kulmi i kësaj teme lidhet pikërisht me mbretin e prostitutave në Maqedoni mister X i cili para një muaji u lirua nga burgu parakohe për shkak të sjelljes së tij shembullore. Dhe Zotëria i " Gjithëdijshëm" Gruevski për këtë lajm mëson nga gazetarët , sapo nuk i ka të fikët të gjorit kur degjoi. Apo ndoshta edhe ka qenë e inskenuar nga ana e tij, për këtë i referohem ligjit të ri për media në këtë vend , ku ndërmjet tjerash sipas atij ligji lejohet që shteti të ketë kontroll të caktuar mbi mediat. Dhe ja , Xhaxhi Tito prap me kali po rikthehet në shtafetën e vjetër.

Dikur diplomati jahud në parlamentin e Maqedonisë pati thënë: " Kundër së mirës , nuk është e keqja , por njeriu indiferent." Jeto gjatë oj rini se burgjet ta kanë lakmi...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›