Arnaut Tele(s)kom!
Nga një kryqytet i Europës, i ndodhur për arsye personale e në mungesë të një telefoni cellular me roaming, u detyrova të kryeja disa telefonata nga një kabinë telefonike me pagesë. Ndonëse numri i thirrur në Tiranë tringëllinte, askush nuk kujtohej ta hapte në anën tjetër. Provova 2-3 numra, por në fund nuk u lidha dot më askënd. Ishte e çuditshme të thërrisje 2-3 numra celularë “shqiptarë” dhe të mos merrje përgjigje nga asnjëri. Në fakt kur u lidha me këta numra sërish, të zotët e tyre shprehën habinë dhe thanë se s`i kishte telefonuar kush e aq më tepër, s`kishin pasur as thirrje të humbura. E në fakt impulset e mi kishin shkuar në gijotinën e tringëllimave imagjinare dhe ishin shndërruar në euro të shkuara në arkën e shitëses pakistaneze që buzëqeshte me xhentilesë. Vetëm ditën e tretë a të katërt, ajo tha se problemi që na ndodhte ne, në fakt i ishte raportuar edhe nga disa shqiptarë të tjerë dhe ajo kishte arritur në përfundimin që ne po e vuanim tashmë, tringëllimat ishin veçse thirrje të rreme që mashronin ne dhe zgrrapnin eurot tona. Dhe kjo nuk ndodh vetëm me mua, por me qindra shqiptarë që përpiqen të telefonojnë nga jashtë Shqipërisë…
Në fakt, hijet e dyshimit për përvetësime e korrupsion, nuk është se përfshinë vetëm sektorin e telekomunikimit në Shqipëri. Në fakt sektori shtetëror, vazhdon të vuajë gryerrjen dhe vjedhjen, që janë bërë më të sofistikuara se vjedhjet e diletantëve të mëparshëm idiotë, që guxonin të luanin me tendera deri në 3 milionë euro me një dorë… Megjithëse këtu s`po paraqesim prova, thjesht mjafton të themi se çdo vonesë në privatizimin e sektorëve publikë, nuk bën tjetër veçse i shkatërron ata e u ul vlerën. Kështu po ndodh edhe me Telekomin e famshëm shqiptar, një nga më problematikët në Europë. Nëse telefonia private celulare në Shqipëri ka avancuar me hapa gjigantë, kjo ndodh edhe për shkak se Albtelekomi i famshëm që shumë ekonomistë informalë mendojnë se kushton më tepër se 120 milionë euro, ka qenë tërësisht i dobët në shërbimet dhe zonën e mbulimit.
Shqiptarët kanë harxhuar qimet e kokës për tu lidhur me njerëzit e tyre jashtë vendit dhe anasjelltas, deri kur AMC dhe Vodafone, ndonëse shtrenjtë u ofruan konsumatorëve një mundësi të munguar. E në fakt, saga e Albtelekomit, duket se po mbyllet shëmtuar, ashtu siç në fakt jemi mësuar të shohim shpërdorimin e sektorit publik, shkatërrimin dhe molepsjen e tij nga hajdutëria zyrëtare. Kontrata me turqit e Calik Energji, duket se është në prag të dështimit, të cilët janë përballur me një shtet shqiptar si mos më keq, me një qeveri socialiste që gjëja e fundit që nënshkroi ishte kjo kontratë dhe me një qeveri demokrate që çfarë thotë sot nuk thotë nesër për këtë çështje.
Ndonëse pritej që turqit ta marrnin Albtelkomin pas zgjedhjeve vendore (dhënia para tyre do ta çonte Berishën në grykë të topit socialist për deklaratat shkatërrimisht kontradiktore bërë më parë), deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Jo vetëm kaq, por duket se kjo çështje do të ketë pasoja në marrëdhëniet politike Tiranë-Ankara. Erdogan nuk erdhi në Tiranë dhe ndonëse burimet diplomatike dhe zyrtare shqiptare dhe turke thanë se ai ishte i sëmurë, në thelb kryeministri turk e bojkotoi vizitën në Shqipëri vetëm sepse qeveria shqiptare po luan teatër me çështjen Albtelekom. Po të shikosh edhe çështjen tjetër, “Aldo Bare” kupton se jo më kot mediat turke thonë e stërthonë se ekstradimi i tij në Shqipëri varet nbga “Këshilli i Ministrave” i Turqisë, pra nga Erdogan, dhëndërri i të cilit ka marrë drejtimin e Calik Holding ndonëse 26 vjeçar.
Pra e shkurtra e llafit të gjatë është: nëse Tirana do të ketë marrëdhënie të mira me Ankaranë, duhet të plotësojë edhe disa kushte ekonomike, të cilat jua ka dhënë “badjava” fqinjëve të tjerë, grekëve në këta vitet e fundit. Ndaj qeveria, duhet ta mbyllë këtë çështje një orë e më parë, në radhë të parë për të balancuar tregun e telefonisë në Shqipëri, e dyta për të mos e çuar atë në ndonjë gjykatë ndërkombëtare, gjobën e të cilës do ta paguanim ne taksapaguesit (as Nano e as Berisha) dhe e treta dhe e fundit, sepse marrëdhëniet me Turqinë nuk mund të nëpërkëmben në këtë farë feje, për vetë rëndësinë strategjike që ka ky fqinj i Shqipërisë…