E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bollano i thotë lamtumirë bashkisë së Himarës

Nga rezultat e votimeve të zhvilluara të dielën, fitues është shpallur kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro, me 1429 vota, kundrejt Bollanos që mori 1329 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Savo Prifti, 524 vota.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut doli e vetme në zgjedhje në këtë bashki, duke u përfaqësuar me Bollanon. Vasil Bollano është i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, por pavarësisht kësaj, ai ka gjetur “dorën e ngrohtë” të shumë politikanëve në Tiranë. Fitorja është e kandidatit të PS-së është pritur me festë në Himarë, ku sot janë hedhur fishekzjarrë të shumtë.

/Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-09 11:03
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›