E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, numërimi ende “peng”

Kutitë janë grumbulluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, si dhe në palestrat sportive të Universitetit “Luigj  Gurakuqi”, dhe të shkollës 9 vjeçare “Xheladin Fishta” të qytetit të Shkodrës, vazhdojnë të mos jenë të përfshira në procesin e numërimit të votave.

Në KZAZ-në numër 40 të bashkisë së Shkodrës, ku kandidojnë Lorenc Luka i "Aleancës për Qytetarin” dhe Genc Uruçi i “Aleancës për të Ardhmen”, edhe pse kutitë e votimit u morën në dorëzim rreth orëve të mesnatës dhe gjithçka ishte gati për fillimin e procesit të numërimit, një gjë e tillë nuk është bërë e mundur. Arsyeja kryesore e bllokimit të procesit ka qenë mungesa e dokumentacionit të komisionerëve për numërimin e votave.

Në KZAZ-në numër 42, që përfshin komunat e zonave malore të rrethit të Shkodrës, arsyeja e vonesës së fillimit të procesit të numërimit të votave, sipas nënkryetarit të këtij komisioni, Prekë Marku, ka qenë mbërritja me vonesë e bazës materiale nga komunat e largëta malore të Shalës dhe të Temalit, por që gjithsesi, me mbërritjen e plotë të tyre, procesi pritet të fillojë shumë shpejt./Start/

                                                                                             2011-05-09 12:12
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›