Bollano reagon: Asnje thirrje antishqiptare, fajtore policia
Pas deklaratave te fuqishme te politikes shqiptare ne parlament, kryebashkiaku i Himares dhe kreu i organizates minoritare greke, OMONIA, reagon per protesten dhe thirrjet antikushtetuese gjate vizites se zevendesministrit te Jashtem grek, Theodhoris Kasimis, ne fundjave. "Nuk ka pasur asnje thirrje antikushtetuese ne Himare apo gjate vizites se zyrtarit grek qe une e shoqerova. Nuk eshte shkelur ligji apo kerkuar polici e media greke qe te zevendesoje ate shqiptare, por eshte kerkuar nje hetim per sqarimin e ngjarjes dhe dhunes se ushtruar nga policia ndaj qytetareve", ka thene dje Bollano per situaten e krijuar. Kerkesen per largim te tij ai e quan te pambeshtetur, ashtu sikurse akuzat per antishqiptarizem. Me pak fjale, kryebashkiaku fajeson forcat e rendit per sjelljen e pahijshme te 10-11 prillit, duke keqtrajtuar dy qytetare ne mes te nates pa kurrfare shkaku, qe solli edhe irritimin e banoreve. "Une jam gjendur rreth ores 20:30 ne shesh, ku kam pare banoret e irrituar dhe degjova ankesat e tyre per keqtrajtim. Kam kerkuar sqarim dhe hetim te kesaj ngjarjeje dhe fajtore kane qene forcat e rendit, qe provokuan nje nga banoret", tha Bollano. Ne lidhje me biseden greqishte dhe thirrjeve per autonomi te banoreve gjate takimit me Kassimis, apo per nenshtetesi greke e votim ne Greqi, Bollano u shpreh se vizita nuk ka pasur si qellim antishqiptarizmin, por degjimin e banoreve per hallet dhe problemet qe kishin. "Une kam zbatuar ligjet dhe ndjekur pozicionin qe kam ne organizaten "Omonia", duke shoqeruar zv/ministrin Kasimis, por kurrsesi ne keto takime nuk jane hedhur thirrje antikushtetuese per autonomi, apo te kemi folur per te tilla gjera", shpjegoi Bollano.