Putin, merr kreun e partise me te madhe ruse
Vladimir Putin, perpiqet te mbetet ne qender te politikes ruse, duke u kthyer si kryetari i partise me te madhe ruse. Presidenti rus, qe largohet nga detyra ne muajin maj, ka pranuar oferten per t'u vene ne krye te partise me te madhe politike te vendit, Rusia e Bashkuar. Korrespondenti i BBC-se ne Moske thote se nje veprim i tille shihet si nje shenje tjeter se zoti Putin do te mbetet figura me e fuqishme ne politiken ruse edhe pasi t'ia dorezoje presidencen favoritit te tij, Dimitri Medvedev, me 7 maj. Zoti Putin tashme e ka bere te ditur se deshiron te jete kryeminister ne qeverine e re. Emerimi i tij ne postin e udheheqesit te partise, u miratua menjehere nga delegatet ne kongresin e partise Rusia e Bashkuar. Presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh se e pranon rolin e udheheqesit te partise dominuese Rusia e Bashkuar. Ai e beri njoftimin dje gjate nje fjalimi ne Kongresin e partise. Rusia e Bashkuar ka 70 per qind te vendeve ne dhomen e ulet te parlamentit. Nderkohe, Presidenti i zgjedhur Dimitri Medvedev tha se nuk ka plane per te hyre ne partine Rusia e Bashkuar. Medvedev, i zgjedhur nga vete zoti Putin, tha se pjesemarrja e tij ne politiken partiake do te ishte e parakohshme. Ne zgjedhjet e muajit te kaluar, zoti Medvedev shprehu besnikeri te fuqishme ndaj zotit Putin, por analistet politike te Rusise kane shprehur hamendje se keto marredhenie te mira mes tyre mund te mos zgjasin pergjithmone.