Rupel dhe Rajs: Kunder ndarjes se Kosoves
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian kundershtojne ndarjen e Kosoves. Kjo u be e ditur gjate nje takimi qe kane mbajtur mes tyre sekretarja amerikane, Kondoleza Rajs dhe ministri i Jashtem i Sllovenise, Dimitrij Rupel, ku, sipas tyre, tani detyre shtrohet pozicionimi i UNMIK ne veri te Kosoves qe mos te krijohen konflikte. Teme e bisedes ka qene siguria ne bote dhe mes te tjerash dhe Kosova, per te cilen eshte deklaruar vetem Rupel, i cili tha se eshte e nevojshme "te biem dakord per ate se cfare duhet bere me misionin e UNMIK-ut, ne planin e kufijve, per veriun e Kosoves" dhe shtoi se "asnje nga bashkebiseduesit nuk deshiron asnje ndarje ose komplikim ne kufij". "Bashkimi Evropian ka rol dhe detyre te rendesishme, ai duhet te jete pjese e ekuipazhit nderkombetar me rol mbrojtes dhe kete te gjithe e kane pranuar. Kemi njohur Kosoven si shtet dhe tani kemi disa obligime", eshte shprehur Rupel, pas takimit me Rajs. Ministri i Jashtem i Sllovenise, Dimitrij Rupel, ka zhvilluar mbreme nje takim ne Shtepine Bardhe me keshilltarin per Siguri Kombetare, Stephen Hadley dhe me pas ka deklaruar se teme bosht e diskutimeve me zyrtarin e larte amerikan ka qene Kosova. "Shtepia e Bardhe mendon se Sllovenia duhet ne nje menyre te bej me shume trysni tek ata qe marrin vendime rreth Kosoves dhe Serbise dhe ne pergjithesi Ballkanit Perendimor", deklaroi Rupel, pas takimit ne Uashington, duke shtuar se vendi i tij si udheheqes i BE-se kishte shume pergjegjesi. Rupel gjate vizites ne Uashington dhe Nju-Jork zhvilloi takime edhe ne cilesine e shefit te diplomacise te vendit kryesues te radhes ne gjashtemujorin e pare te ketij viti te presidences se Bashkimit Evropian. Diplomati slloven ka theksuar se Bashkimi Evropian ka nje rol te rendesishem dhe duhet te jete pjese e nje ekipi nderkombetar, sic tha "qe do te mbroje ate qe kemi njohur". Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, situata u tensionua ne veri te Kosoves, ku pati protesta nga serbet e Kosoves qe degjeneruan ne perleshje me policine. Qeveria e Kosoves dhe UNMIK bene fajtor per kete Serbine, duke e akuzuar se persona te derguar nga Beogradi nxiten protestat dhe dhunen ne veri te Kosoves. Aktualisht gjendja ne veri te Kosoves eshte e qete dhe stabile.